Home / Sport / NË LPFM TRI SKUADRA DIREKT, NJË NË BALOTAZH

NË LPFM TRI SKUADRA DIREKT, NJË NË BALOTAZH

Pas marrjes së tri pikëve skuadrës së Shkëndisë nga Tetova dhe disfatës së saj të papritur nga 11 Tetori në Prilep, tani renditja e Ligës së Dytë Unike të Maqedonisë ka pësuar një ndryshim të plotë.

Kryesimin e saj e ka marrë skuadra e Skopjes, ndërsa në pozitën e dytë është Bregallnica e Shtipit. “Kuq e zinjtë” të cilët mbi 90 % të këtij sezoni kryesuan renditjen e Ligës së Dytë tani dolën në pozitën e tretë. Në bazë të kësaj renditje të re në tre javët e fundit të LDFM-së, do ketë një garë të madhe për të siguruar kualifikimin direkt në elitën e futbollit vendor pasi që tri skuadra do të sigurojmë kualifikim direkt, ndërsa e katërta do të luaj balotazh me Milanon. Kjo renditje e re tani në lojë ka future shumë matematikë, ashtu që skuadra e Skopjes në tri javët e ardhshme duhet të fitojë një pikë dhe përfundimisht do të jenë në elitë. Kjo nuk vlen edhe për Shkendinë dhe Bregallnicën. Tetovarët tani kanë 48 pikë dhe në të tria ndeshjet duhet ti fitojnë të dyja përballjet në terren vendas me Novacin dhe Ohrin. Kjo do jetë e mjaftueshme nëse eventualisht Napredoku do të kishte fituar të gjitha ndeshjet. Bregallnica kualifikim e saj mund ta sigurojë nëse të shtunën në terren vendas e mund Napredokun i cili është në pozitën e katërt. Me fitore eventuale të Bregallnicës, merë fund ëndrra e Napredokut për kualifikim direkt në LPFM. Kështu do të duhet të presim që në tre javët e fundit të mësojmë emrat e tri skuadrave të cilat direkt do të kualifikohen në elitën e futbollit vendor. Kampionati vendor në elitë po mbyllet me 9 skuadra, prej të cilave tani vetëm Milano e ka të sigurt se do të luaj në balotazh me skuadrën e cila do të jetë e katërta në renditjen përfundimtare të LDFM-së. Pas këtyre vendimeve të fundit, ndryshime rrënjësore do të ketë edhe në LDFM dhe me siguri nuk do të ketë largim direkt nga këto gara. Sipas lëvizjeve më të reja në futbollin vendor dhe duke pasur parasysh faktin se më herët nga LPFM-ja ishin larguar Makedonija Gj.P dhe Slloga Jugomagnati nuk do të ketë largim direkt dhe skuadra e vetme e cila detyrohet të luaj balotazh do të jetë skuadra e fundit e renditjes dhe do përballet me pesë kampionët e ligave rajonale.

Renditja e re në LDFM pas marrjes së pikëve Shkëndisë
1. Skopje 51
2. Bregallnica 50
3. Shkëndija 48
4. Napredoku 45

Itinerari për tri ndeshjet e fundit
1.Skopje (51)
Skopje – Llokomotiva
Napredoku – Skopje
Skopje – 11 Tetori
2.Bregallnica (50)
Bregallnica – Napredoku
11 Tetori – Bregallnica
Bregallnica – Novaci
3. Shkëndija (48 pikë)
Shkëndija – Novaci
Bellasica – Shkëndija
Shkëndija – Ohri
4.Napredoku ( 45)
Bregallnica – Napredoku
Napredoku – Skopje
Vllaznimi – Napredoku

(Alsat-M)

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *