Home / Lajme / Rajon / Një person e ka humbur jetën në shpërthimin në qendrën për gazifikim të ‘Albpetrol’-it

Një person e ka humbur jetën në shpërthimin në qendrën për gazifikim të ‘Albpetrol’-it

7 maj-
Viktima është inxhinieri Dhimo Gjeçi, 50 vjeç ndërsa mësohet se edhe disa kolegë të tij kanë marrë plagë nga shpërthimi. Sipas mediave shqiptare, reparti i avari shpëtimit ishte duke punuar në pusin e gazit me emrin Bubullima 14.

Një punonjës i repartit avari-shpëtimit të Albpetrol humbi jetën paraditën e sotme pas një shpërthimi në një qendër të grumbullimit të gazit në fshatin Bubullimë të Fierit.

Viktima është inxhinieri Dhimo Gjeçi, 50 vjeç ndërsa mësohet se edhe disa kolegë të tij kanë marrë plagë nga shpërthimi. Sipas mediave shqiptare, reparti i avari shpëtimit ishte duke punuar në pusin e gazit me emrin Bubullima 14.

Ky pus është në listën e burimeve të gazit të ndaluar dhe nuk shfrytëzohej, por një javë më parë pusi ka nisur të ketë rrjedhje gazi dhe reparti i avari shpëtimit ishte në zonë duke punuar. Rrjedhja e gazit është aktivizuar sot në formën e një shpërthimi duke e asfiksuar inxhinierin Dhimo Gjeçi dhe plagosur kolegët e tij.

Punonjësit kanë qenë të pajisur me maska anti gaz të cilat mesa duket nuk kanë kryer tërësisht detyrën e tyre për shpëtimin e jetës së punonjësve. Zona është rrethuar për shkak të sasisë së madhe të gazit në ajër që vazhdon të shkarkohet.

Personat e dëmtuar nga rrjedhja e gazit u dërguan në spital dhe prej andej kanë dalë në gjendje të mirë. Ndërsa kolegu i tyre u asfiksua dhe ndërroi jetë nga gazi që u përhap në ajër

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *