Home / Lajme / Maqedoni / Operacionet policore një-etnike

Operacionet policore një-etnike

15 maj-

Zëdhënësi dhe ndihmës ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Ivo Kotevski ka theksuar se nuk din numrin e saktë të përfaqësimit të shqiptarëve në njësitet speciale

Sasho Mijallkovski dhe Goran Todorovski dy zyrtarët e lartë të MPB-së janë faktorët që nxisin revoltë brenda partisë shqiptare në pushtet BDI, për mbylljen e tyre dhe anashkalimin e shqiptarëve në operacionet e hartuara dhe të ekzekutuara në aksione të ndryshme të këtij dikasteri.

“Është e vërtetë se si shqiptarë ende kemi probleme të trashëguara që nga viti 2001 dhe kjo çështje ka të bëjë edhe me vendimmarrjen në dikasterin e MPB-së”, ka theksuar një zyrtar i lartë i BDI-së, duke theksuar se për situatën e tillë kanë alarmuar edhe bashkësinë ndërkombëtare dhe së fundi Ahmeti këtë shqetësim i`a ka shprehur edhe ndihmës-sekretarit amerikan Filip Gordon.

Ajo që është situatë më shqetësuese ka të bëjë me faktin se përfaqësimi i shqiptarëve në njësitet speciale është në shifra simbolike apo minimale, duke mos shkuar as në 2 për qind, ndërsa asnjë kuadër shqiptarë nuk është udhëheqës në detyrë në të gjitha njësitë që disponon MPB-ja e Maqedonisë.

Nënkryetari i Parlamentit, Rafiz Haliti ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA se patjetër përfundimisht duhet ti jepet fund këtij realiteti të krijuar.

”Operacionet e tilla një-etnike krijojnë mosbesim tek popullata shqiptare. Përfundimisht duhet të respektohet kushtetuta dhe përfaqësimi edhe në organet e sigurisë. Kemi shprehur shqetësimet dhe kërkesat, sepse kjo është e garantuar edhe me Marrëveshjen e Ohrit”, ka theksuar nënkryetari i Parlamentit, Rafiz Haliti.

Analisti politik Mersel Bilalli dhe bashkëhartues në Marrëveshjen Kornizë vlerëson se është evidente që pjesa shqiptare është e larguar nga organi i sigurisë. “Pjesa shqiptare është e larguar nga organi sigurisë si dhe nga segmente tjera në Qeveri. Mendoj se duhet të organizohet politikë normale që edhe shqiptarët të jenë pjesë e sigurisë si dhe të jenë pjesë në çdo segment tjetër qeveritar”, ka theksuar Bilalli.

Zëdhënësi dhe ndihmës ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Ivo Kotevski ka theksuar se nuk din numrin e saktë të përfaqësimit të shqiptarëve në njësitet speciale. “Nuk dijë të ju them shifrën e saktë. Ne i shpërndajmë kuadrot dhe pjestarët sipas sistemit të karrierës dhe në bazë të atij sistemi ata përfshihen dhe punësohen nëpër njësi. Nuk është me rëndësi se në cilën njësi apo çfarë detyre do të ketë, sepse të gjithë ata quhen policë, pavarësisht se janë shqiptarë, maqedon, rom, turq apo boshnjak”, ka theksuar Kotevski , duke shtuar se përfaqësimi aktual i shqiptarëve në MPB shkon në 22 për qind, por duke përfshirë ata kryesisht me uniformë si policë të rregullt. (INA)

Njësitet e ARM-së

Njësiti “Ujqit” (Volci) – nuk kanë asnjë shqiptarë,

Njësiti “Renxherët” – ka një apo dy shqiptarë

Njësiti “Shkorpionët” – të dhënat janë tejet diskrete

Njësitet e MPB-së

Njësiti “Tigrat” apo të njohur si ESZ – nuk ka shqiptarë

Njësiti EBR ( Për Shpërndarje të Shpejtë) – janë të pranishëm disa pjesëtarë shqiptarë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *