Home / Lajme / Maqedoni / Organizatorët e marshit në Shkup i ftuan pjesëmarrësit për maturi

Organizatorët e marshit në Shkup i ftuan pjesëmarrësit për maturi

9 maj-
Ndalohet rreptësishtë fjalori i urrejtjes dhe fyerjes së tjetrit. Çdo lloj fyerje në baza etnike shkon në mënyrë direkte kundër qëllimeve të protestës”, ka thënë Valon Kurtishi, përfaqësues i Këshillit të organizatave shqiptare. Organizatorët distancohen nga çdo manipulim politik apo partiak i protestës

Koordinatorët e protestave dhe Këshilli i organizatave joqeveritare shqiptare sot përsëritën se protesta nuk ka prapavijë politike. Ata kërkuan që protesta të mos keqpërdoret për qëllime politike. Po ashtu, organizatorët e protestës mbarëshqiptare kërkuan nga pjesëmarrësit që në mënyrë dinjitoze dhe paqësore ta shprehin revoltën e tyre nga politika që udhëheq Qeveria aktuale. Këshilli i organizatave shqiptare në marshin e nesërm, me moton “Për drejtësi”, pret mbi 20 mijë njerëz. Organizatorët e kësaj proteste u apeluan pjesëmarrësve që ta ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve nga persona të papërgjegjshëm. Qëllimi i protestës është ngritja e zërit kundër diskriminimit etnik, kundër projekteve mono-etnike të Qeverisë, politikave diskriminuese dhe ndërprerja e proceseve të montuara politike gjyqësore, siç janë rasti i Sopotit dhe i Brodecit, të mos hapen rastet e Hagës dhe të ndalohet projekti “Shkupi 2014”, të cilat janë konsideruar si diskrimunuese për shqiptarët. Qoftë një lëshim i vogël në këtë marshim protestues, sipas organizatorëve, do ta dëmtonte rëndë imazhin e popullit shqiptar. “Kërkojmë nga pjesëmarrësit në marsh, që në asnjë mënyrë dhe assesi të mos përdorin fjalor, i cili nxit urrejtje në baza të ndryshme. Ndalohet rreptësishtë fjalori i urrejtjes dhe fyerjes së tjetrit. Çdo lloj fyerje në baza etnike shkon në mënyrë direkte kundër qëllimeve të protestës”, ka thënë Valon Kurtishi, përfaqësues i Këshillit të organizatave shqiptare. Organizatorët distancohen nga çdo manipulim politik apo partiak i protestës. “I lusim të gjithë politikanët dhe subjektet politike që të paktën nesër gjatë zhvillimit të protestës të përmbahen nga deklaratat që kanë të bëjnë me protestën”, kërkoi Ibrahim Koça, përfaqësues i Këshillit të organizatave shqiptare. Protesta fillon në orën 13.00 para gjykatave, vazhdon para Parlamentit, ndërkaq përfundon para Qeverisë. Protesta deri tani ka gjetur mbështetjen e DR-së dhe partive më të vogla shqiptare BDK e BDSH, ndërsa është kundërshtuar vetëm nga BDI-ja. Ndërkohë, Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RROSH) e mbështet pa rezervë protestën e 10 majit, sepse shqiptarët kudo janë duhet ta ngrenë zërin fuqishëm kundër padrejtësive që u bëhen.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *