Home / Lajme / Maqedoni / OVL-UÇK-së: Vrasja e Harun Aliut ishte një ekzekutim politik

OVL-UÇK-së: Vrasja e Harun Aliut ishte një ekzekutim politik

14 maj-
Kërkojmë publikisht që për këtë rast të prononcohen të gjitha subjektet politike shqiptare dhe ky ekzekutim i parapërgaditur dhe skenar i turpshëm për shqiptarët të trajtohet me seriozitet për shkak se në të ardhmen mund të krijohen tensione të mëdha ndëretnike”, thuhet më tej në deklaratë.

OVL-UÇK-së përmes një deklarate me shkrim shpreh ngushllime familjarëve të të ekzekutuarve në Radushë të Shkupit, dhe vlerëson se vrasja e Harun Aliut dhe shokëve të tij është një ekzekutim politik.

“Aliu ka qenë një ndër figurat më të spikatura të UÇK-së dhe një nga personalitetet e rallë, i cili nuk pranoi që kontibutin e dhënë në emër të kombit në Kosovë, Luginë dhe Maqedoni ta kthejë në të mira materiale ashtu siç fatkeqësisht po ndodh me një pjesë të udhëheqësve dhe ish-komandantë të luftës. Është turp që ky skenar klasik i një ekzekutimi politik, që jo rallë herë është përdorur ndaj figurave të spikatura shqiptare siç ndodhi tani edhe me Harun Aliun, të etiketohet me fjalët ‘grupe trafikantësh me armë’, që ka të vetmin qëllim ta zbehë para opinionit figurën e komandant KUSHTRIMIT”, thuhet në deklaratën e OVL-UÇK-së.

Kjo organizatë vlerëson se asnjëherë nuk do të arrihen qëllime të tilla sepse vet pjesmarrja e dhjetra mijëra njerëzve në varrimin e Harunit dhe të tjerëve, dëshmoi se sa lartë i vlerëson populli njerëzit të cilët flijohen në shërbim të kombit.

“Prandaj, kërkojmë publikisht që për këtë rast të prononcohen të gjitha subjektet politike shqiptare dhe ky ekzekutim i parapërgaditur dhe skenar i turpshëm për shqiptarët të trajtohet me seriozitet për shkak se në të ardhmen mund të krijohen tensione të mëdha ndëretnike”, thuhet më tej në deklaratë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *