Home / Lajme / Maqedoni / Panik nga rrëmbimet, shqetësohen dy shtetas gjerman

Panik nga rrëmbimet, shqetësohen dy shtetas gjerman

3 maj-
“Duke u kthyer për në shtëpi ato e kishin ndëgju traktorin edhe ishin shtrirë në grurë, ka qenë një rimorkio unë kam qenë ulur aty, ato kur e ndëgjuan se shkoi traktori janë çuar ndërsa unë isha mbrapa, unë i pash kur u çuan, e kishin pasur një fëmijë në krah sa motra ime 6 vjeçare edhe pastaj unë i thosha vëllaut tim ndal. Kur mrrimë tek kroi i Kolës në Vaksincë u ndal vëllau, se ai në traktor nuk ndëgjonte shumë. Unë i pashë ato duke shkuar lartë në kodër, unë i thash vëllaut tim, ja ku janë. Dy vetë edhe fëmijën në krah, vëllau im nuk i pa ato dy, e pa vetëm njërin, ndërsa unë i pash të dyt edhe fëmijën në krah, ai fëmiju e kishte pasur sytë e mbyllur edhe gojën”, deklaroi fëmiu dëshmitar.

Panik mes banorëve të fshatrave Vaksincë dhe Sllupçan të Komunës së Likovës, pas informatave se dy fëmijë nga fshati Vaksincë pasditen e djeshme kanë vërejtur dy persona të panjohur si po mbanin në duar një fëmijë me sy dhe gojë të mbyllur.

Njëri prej fëmijëve që kishte vërejtur personat e panjohur, tha se me vëllanë e tij kishin qenë me traktor në Sllupçan, në ceremoninë që po mbahej për 9 vjetorin e fillimit të konfliktit të armatosur.

“Duke u kthyer për në shtëpi ato e kishin ndëgju traktorin edhe ishin shtrirë në grurë, ka qenë një rimorkio unë kam qenë ulur aty, ato kur e ndëgjuan se shkoi traktori janë çuar ndërsa unë isha mbrapa, unë i pash kur u çuan, e kishin pasur një fëmijë në krah sa motra ime 6 vjeçare edhe pastaj unë i thosha vëllaut tim ndal. Kur mrrimë tek kroi i Kolës në Vaksincë u ndal vëllau, se ai në traktor nuk ndëgjonte shumë.
Unë i pashë ato duke shkuar lartë në kodër, unë i thash vëllaut tim, ja ku janë. Dy vetë edhe fëmijën në krah, vëllau im nuk i pa ato dy, e pa vetëm njërin, ndërsa unë i pash të dyt edhe fëmijën në krah, ai fëmiju e kishte pasur sytë e mbyllur edhe gojën”, deklaroi fëmiu dëshmitar.

Fëmija të njëjtën dëshmi e ka dhënë edhe në stacionin policor në Kumanovë. Nga ku vlerësojnë se bëhet fjalë për spekulim. Ndërkohë paniku mes banorëve të Vaksincës dhe Sllupçanit u rrit kur banorët në një rrugë malore kanë gjetur një xhip me targa të Gjermanisë, në të cilin ndodhej një çift.

Banorët ndërkohë dyshonin se çifti mund të jenë mjekë të cilët ndoshta edhe merren me trafikimin e organeve të njerëzve. Ata fillojnë të dyshojnë pasi xhipi është gjetur jo shumë larg vendit ku fëmija kishte vërejtur dy personat që sipas fjalëve të tij, kishin mbajtur një fëmijë në krah.

Dilemat e banorëve sot i pastroi policia. Sipas tyre, çifti gjerman që është gjetur në Vaksincë, ishte nisur për pushime në Greqi, dhe nuk ka të bëjë aspak me rastin ndërsa në Maqedoni ka hyrë për të të kaluar transit.

“E gjithë kjo, ishte vetëm një spekulim, pavarësisht se në atë rajon janë takuar dy shtetas gjerman që kishin për qëllim ‘kamping’ në Republikën e Maqedonisë, pasi kur kanë parë lartë peizazh të mrekullueshëm të cilën kanë dashur ta vizitojnë.

Por, duke kërkuar, shtetasit gjermanë që udhëtonin me xhip, ishin gjetur nga banorët. Nga ana e policisë janë marrë të gjitha aktivitetet, janë kryer të gjitha verifikimet…. nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”, deklaroi Lubomir Gjurgjeski – kryeshef i SPB-së Kumanovë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në 48 orët e fundit nuk ka të paraqitur ndonjë rast të rrëmbimit të fëmijëve në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *