Home / Lajme / Maqedoni / PDSH dhe DR pezullojnë takimin e liderëve me Ivanovin

PDSH dhe DR pezullojnë takimin e liderëve me Ivanovin

15 maj-
Qëndrimi I Partisë së Thaçit, moti është bërë I ditur se do të pezullojnë të gjitha takimet në nivel të liderëve pa marrë parasysh se nga kush thirren përderisa në tryezën e bisedimeve nuk do të debatohet për kërkesat reale të shqiptarëve të Maqedonisë.

Partia Demokratike Shqiptare dhe Demokracia e Re, nuk kanë I kanë shkuar në takim kryetarit të shtetit Gjorgji Ivanov, I thirur sot në Shkup. Të dy partitë opozitare shqiptare kanë vlerësuar se përderisa nuk ka dialog të mirëfilltë, të realtë dhe derisa nuk bisedohet për çështjet shqiptare nuk do të marrin pjesë në këto takime.

Qëndrimi I Partisë së Thaçit, moti është bërë I ditur se do të pezullojnë të gjitha takimet në nivel të liderëve pa marrë parasysh se nga kush thirren përderisa në tryezën e bisedimeve nuk do të debatohet për kërkesat reale të shqiptarëve të Maqedonisë.

Tani më prej sot i njejtë është qëndrimi I Demokracisë së Re e cila ka pezulluar takimin e sotëm të thirrur nga presidenti Ivanov.

“Këshilli Drejtues i Demokracisë së Re unanimisht mori vendim që të mos marrim pjesë sot në takimin e liderëve të ftuar nga Presidenti Ivanov, derisa është duke u zbatuar një politikë anakrone e viteve të 90’ta, politikë e cila ngjall ndarje dhe urrejtje me përdorim të forcës shtetërore nga njëra anë dhe majorizim në Kuvend nga ana tjetër.Nuk do të marrim pjesë edhe në takime të tilla të ardhshme vlerëson kryetari i Demokracisë së Re Imer Selmani.

Për dallim nga Thaçi dhe Selmani, në takim morri pjesë kreu I BDI-së Ali Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *