Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Vrasja e shqiptarëve në stilin latinoamerikan

PDSH:Vrasja e shqiptarëve në stilin latinoamerikan

14 maj-
“Pikërisht për këtë PDSh-ja kërkon hetim të pavarur nga bashkësia ndërkombëtare me qëllim zbardhjen e këtij rasti me pasojë vdekje të katër personave. Ky rrast me pasoja tragjike edhe një herë nxori në sipërfaqe dyfytrësinë dhe amoralitetin e BDI-së, që pa fije turpi duke qenë pjesë e qeverisë që natën ekzekuton shqiptarë, ditën I vajtojnë dhe bëhen pjesëmarrës të ceremonive mortore të shqiptarëve të vrarë”, deklaroi Imer Aliu, nënkryetar I PDSH-së, gjatë një pres konference me gazetarë në selinë e kësaj partie në Tetovë

Duke ju shprehur ngushllime familljeve të katër shqiptarëve të vrarë në afërsi të Radushë, Partia Demokratike Shqiptare vlerëson se vrasja e katër shqiptarëve i ngjan ekzekutimit klasik në stilin latinoamerikan dhe se sqarimet e dhëna nga ana e qeverisë për këtë rast nuk janë logjike dhe aq më pak profesionale.

“Pikërisht për këtë PDSh-ja kërkon hetim të pavarur nga bashkësia ndërkombëtare me qëllim zbardhjen e këtij rasti me pasojë vdekje të katër personave.
Ky rast me pasoja tragjike edhe një herë nxori në sipërfaqe dyfytrësinë dhe amoralitetin e BDI-së, që pa fije turpi duke qenë pjesë e qeverisë që natën ekzekuton shqiptarë, ditën I vajtojnë dhe bëhen pjesëmarrës të ceremonive mortore të shqiptarëve të vrarë”, deklaroi Imer Aliu, nënkryetar I PDSH-së, gjatë një pres konference me gazetarë në selinë e kësaj partie në Tetovë.

Ai tha se, PDSh-ja kërkon që urgjentisht të ndërpriten të gjitha aksionet policore, bastisjet, burgoesjet dhe maltretimet e shqiptarëve.

“PDSH I fton shqiptarët që të distancohen dhe t`i refuzojnë kurthet dhe skemat për përdorimin e dhunës për arritjet e qëllimeve politike. Sa më e madhe të jetë përkrahja për PDSH-në dhe marrëveshjen politike aq më të mbrojtur dhe më afër realizimit të qëllimeve të tyre do të jenë shqiptarët, pasi që PDSH-ja, ka dije, guxim dhe potencial për realizimin e saj.

Ju bëjmë apel përfaqësuesve ndërkombëtarë në Maqedoni të veprojnë në mënyrë diplomatike dhe preventive për të penguar përkeqësimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndëretnike që po bën tashumë dy vjet qeveria aktuale e Maqedonisë”, deklaroi Aliu.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *