Home / Sport / Pellegrini zyrtarisht shkarkohet nga Real Madridi

Pellegrini zyrtarisht shkarkohet nga Real Madridi

Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini edhe zyrtarisht të mërkurën pasdite është shkarkuar nga skuadra e Real Madridit.

Largimin nga skuadra “mbretëror” të Pellegrinit, e ka konfirmuar bosi i klubit, Florentino Perez.

Ky vendim ka ardhur pas mbledhjes se Bordit të klubit. Gjithashtu Perez, ka bërë me dije se trajner i ri i skuadrës do të jetë Hoze Murinjo.

“Pellegrini e ka kryer misionin. Murinjo do të jetë trajner i ri i Real Madridit, por kanë mbetur të zgjidhen edhe disa çështje teknike të cilat burojnë nga situata, e cila është krijuar nga skuadra e Interit. Besoj se këto çështje do të zgjidhen së shpejti”, ka thënë Perez.

I pari i klubit ka falënderuar Pelegrinin për punën që ka bërë në klub.

“Bordi ka vendosur ta shkarkojë Manuel Pellegrinin nga posti i trajnerit dhe të konfirmojë ardhjen e portugezit Hoze Murinjo”, tha Perez.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *