Home / Lajme / Botë / Peshkatar që 70 vjet dhe nuk di të notojë

Peshkatar që 70 vjet dhe nuk di të notojë

21 maj-
“Nuk jam më i ri dhe nganjëherë e kam të vështirë të vi i vetëm në det, por kjo është jeta ime. Do të merrem me peshkatari deri sa të mundem”, thotë Bill.

Bill Hocking (80 vjeç) është peshkatari më i vjetër në Britani. Qe 70 vite ai është në det, ndërsa nuk di not dhe nuk i pëlqejnë peshqit.

Përkundër viteve që ka ende çdo mëngjes zgjohet në orën pesë dhe niset për në det të hapur. Kishte edhe bashkëpunëtorë, por tash peshkon i vetëm. Ka peshkuar nëpër shi, diell, erë, ndërsa peshqit e kapur dhe gaforret i shet në pazarin e qytetit.

“Nuk jam më i ri dhe nganjëherë e kam të vështirë të vi i vetëm në det, por kjo është jeta ime. Do të merrem me peshkatari deri sa të mundem”, thotë Bill.

Bashkëshortja e tij Margaret (80 vjeçare), me të cilën është i martuar që 57 vite, prej fillimit të lidhjes së tyre kujdeset për të. Ajo tha se kurrë nuk i ka thënë të mos shkojë në peshkim, sepse ajo e din se i pëlqen ta bëjë atë punë

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *