Home / Sport / Pilotët e Meklarenit triumfojnë në pistën e Stambollit

Pilotët e Meklarenit triumfojnë në pistën e Stambollit

Piloti i Meklarenit, Luis Hamilton ka përfituar nga një gafë e pilotit të Red Bullit, Sebastian Vetel, duke fituar kështu Çmimin e madh të Stambollit në Formula 1.

Sebastian Vetelit i kushtoi shtrenjtë një tentativë për të parakaluar Mark Veberin, duke lënë garën e Stambollit në xhiron e 41-të. Mark Veber u fut në bokse pas incidentit me Vetelin, duke dalë prej andej në vendin e tretë.

Pas këtij episodi, garën e morën në dorë dy pilotët e Meklarenit, Luis Hamilton në vendin e parë dhe Xhenson Baton në të dytin. Me suksesin e sotëm Meklaren ngjitet në krye të skuterëve me 172 pikë, një më shumë se Red Bulli, të cilat ndiqen nga ferrari me 146 pikë.

Ndërkohë, renditjen e përgjithshme të pilotëve e kryeson Mark Veber me 93 pikë, megjithëse sot u rendit i treti. Në vendin e dytë është Xhenson baton me 88 pikë dhe më pas Luis Hamilton me 84 pikë.

Ndërkohë, pilotët e Ferrarit kanë zhgënjyer në këtë garë, duke u renditur përkatësiht masa në vendin e shtatë dhe Alonso në vendin e tetë.

Gara e radhës e Formula 1 do të zhvillohet pas dy javësh në Kanada.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *