Home / Lajme / Maqedoni / Policia e Maqedonise vazhdon askionet ne Derven. Kater persona arrestohen

Policia e Maqedonise vazhdon askionet ne Derven. Kater persona arrestohen

13 maj-
Janë bastisur disa shtëpi në kërkim të armëve ilegale, me ç’rast janë arrestuar së paku 4 persona. Vendi i ngjarjes është bllokuar.

Policia ka ndërmarrë një aksion të ri në Novo Sellë, komuna e Zhelinës, konfirmuan nga pushteti lokal.Aksioni eshte realizuar sonte ne kete fshat malor ne malesine e Dervenit. Popullata e ketij eshte shqetesuar per aksion, pasi e njejta ka qene nen ethet e varrimit te Shaban Zenunit, i cili u vra nga policia mengjesin e se merkures ne afersi te Radushes.
Një aksion i gjërë i policisë sonte është zhvilluar në fshatin Novo Sellë të komunës së Zhelinës. Burime për televizionin Koha theksuan se janë arrestuar së paku katër persona. Jozyrtarisht bëhet e ditur se policia ka kryer bastisjet në kërkim të armëve. MPB njoftoi se nesër do të jap informacione të detajuara lidhur me këtë operacion në këtë fshat. Policia gjatë këtij operacioni kishte bllokuar hyrje – daljet e këtij fshati, disa kilometra larg Tetovës.

Janë bastisur disa shtëpi në kërkim të armëve ilegale, me ç’rast janë arrestuar së paku 4 persona. Vendi i ngjarjes është bllokuar.

Informacioni është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, perderisa forca te medha jane pergjate ketij rajoni.Detaje tjera pritet te jepen gjates se neserme nga policia dhe komuna e Zhelines.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *