Home / Lajme / Maqedoni / Policia tre javë rresht mban në shtetrreth Dërvenin

Policia tre javë rresht mban në shtetrreth Dërvenin

14 maj-
Forcat policore janë stacionuar që tre javë mbi fshatin Rogle në një vend të quajtur Kalaja. Ditëve të fundit janë shtuar dukshëm këta forca policore. Askush nuk na ka informuar për pozicionimin e tyre. Të enjten kemi qenë duke u kthyer bashkë me njerëzit nga varrimi i Shaban Zenunit, ndërkohë që është nisur një aksion tjetër në fshatin Novosellë. Janë arrestuar katër persona, baba me tre djem. Tre djemt janë liruar kurse Demir Miftari rreth 60 vjeçar mbahet në arrest”, ka deklaruar kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi

Katër persona janë arrestuar dhe më pas tre janë liruar në mesnatë. Ky është bilansi I një aksioni policor në fshatin Novo Sellë të komunës së Zhelinës.

Forca të mëdha policore nga ora 19.00 të enjten mbrëma kanë bllokuar malësinë e Dërvenit, me preteks se kanë kërkuar armë.

Forcat policore të njësisë speciale kishin arrestuar Demir Miftari rreth 60 vejç nga fshati Novo Sellë, është arrestuar së bashku me tre djemt e tij, kurse më pas në mesnatë djemt janë liruar.Banorët janë shprehur të shqetësuar mirëpo nuk kanë dhënë asnjë prononcim për mediat.

Familja ka demantuar deklaratat e policisë së është gjetur sasi e konsiderueshme armatimi në shtëpinë e tyre.Njejtë edhe familja nuk është pronocuar me arsyetim që të mos dëmtojë të burgosurin e tyre. Banorët në fshatin Novo Sellë, janë shprehur se bëhet fjalë për një bashkëqytetar I cili pas luftës së 2001 i është përkushtuar jetës së tij private, ndërsa kanë mohuar çdo lloj lidhje me ngjarjet e fundit në vend.

Ndërkohë që kreu i komunës së Zhelinës ka ftuar pushtetin qendror që të krijojë një bashkëpunim me pushtetin lokal dhe për aksione të kësaj natyre të njoftojnë ata. Gati se tre javë forca të mëdha policore mbajnë në shtetrrethim rajonin e Dërvenit në komunëne Zhelinës.

Për stacionimin e tyre në këtë rajon, nuk janë informuar as stacioni policor në fshatin Grupçin as kryetari i komunës. Kështu shprehet Fatmir Izairi, kryetar i komunës së Zhelinës, i cili thekson se aksionet e fundit policore nuk i kontribuojnë qetësimit të situatës.

“Forcat policore janë stacionuar që tre javë mbi fshatin Rogle në një vend të quajtur Kalaja. Ditëve të fundit janë shtuar dukshëm këta forca policore. Askush nuk na ka informuar për pozicionimin e tyre. Të enjten kemi qenë duke u kthyer bashkë me njerëzit nga varrimi i Shaban Zenunit, ndërkohë që është nisur një aksion tjetër në fshatin Novosellë. Janë arrestuar katër persona, baba me tre djem.

Tre djemt janë liruar kurse Demir Miftari rreth 60 vjeçar mbahet në arrest”, ka deklaruar kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi.

Ai kërkon një bashkëpunim mes pushtetit lokal dhe atij qendror dhe në këso raste së paku të jenë të informuar për të intervenuar në popullatë që mos ketë panikë.

“Ne sigurisht se jemi shumë të interesuar që të dijmë se çka ndodh në teritorin e komunës sonë.Dëshirojmë që situata të qetësohet dhe të vijojë për së mbari”, tha Izairi, i cili konfirmoi lirimin e djemve të arrestuar. Djemt e arrestuar dhe më pas të liruar janë mes moshës 22 dhe 30 vjeç

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *