Home / Lajme / Maqedoni / Policia vret katër shqiptarë në afërsi të Radushës.Njëri nga Merova

Policia vret katër shqiptarë në afërsi të Radushës.Njëri nga Merova

12 maj-
Sipas burimeve jozyrtare te Televizionit Koha, i vrari nga fshati Merovë është Sh.Z afër 40 vjeçar.Sipas ketyre burimeve, Sh. Z, policia kishte leshuar fletearrest per rastin e punetoreve te Mavroves ne vitin 2001

Katër shqiptarë të vrarë, dy nga rethina e Shkupit, një nga Merova dhe një nga Prishtina. Policia bëri të ditur se ka pasur informata paraprake dhe ndërkohë ka organizuar pritë në rajonin mes fshatrave Rashçe – Radushë, duke lënë të vrarë të katër shqiptarët. Rasti ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit. Sipas policisë katër personat kanë qenë duke lëvizuar me një furgon.

Sipas burimeve jozyrtare te Televizionit Koha, i vrari nga fshati Merovë është Sh.Z afër 40 vjeçar.Sipas ketyre burimeve, Sh. Z, policia kishte leshuar fletearrest per rastin e punetoreve te Mavroves ne vitin 2001.

Informata kontradiktore vijnë nga Ministria e Punëve të Brendëshme. Përderisa Ministrja Jankullovska thotë se nuk ka ndërlidhje mes incidenteve në Bllacë dhe Radushë, në tjetrën anë theksohet po nga kjo ministri se janë gjetur edhe emblema të UÇK-së. Ministria e punëve të brendshme (MPB) e Maqedonisë ka dhënë disa të dhëna më shumë lidhur me incidentin e armatosur të mëngjesit të sotëm në Radushë, me ç’rast janë vrarë katër persona, e me të cilat të dhëna sinjalizohet se në incident përsëri mund të ketë qenë e përfshirë UçK-ja. Sipas kësaj komunikate thuhet se në furgon ku gjendej ky grup janë gjetur emblema të UÇK-së dhe harta të Maqedonisë.

Ministrja e Brendshme e Maqedonisë thotë se nuk ka vend për shqetësim dhe se situata e sigurisë në vend është nën kontrollë. Sipas ministres Gordana Jankullovska ende nuk mund të krijohet ndonjë lidhshmëri midis incidentit të mëngjesit të sotëm në afërsi të Radushës dhe atij të 28 prillit në afërsi të Bllacës. Ministria e brendshme në komunikatë thotë se ka gjetur sasi të madhe të armëve, prej tyre tre raketahedhës dore me 3 thasë granata, 6 pushkë automatike dhe një pushkë gjysmë-automatike, një snajper, një mitraloz, një thes me eksploziv TNT, 6 bomba dore, mina , 12 granata për minahedhës dore 60 mm, municion, çizme ushtarake, emblema të UçK-së dhe harta.

Partitë politike nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për media lidhur me këtë rast.Asnjë deputet sot nuk ka dashur të komentojnë ngjarjet në afërsi të Radushës. Ata theksojnë se do të presin raportin final të Ministrisë së Punëve të Brenëshme dhe më pas do të dalin me qëndrime. Grupet e deputetëve kanë debatuar për situatën aktuale. Nga parlamenti kanë thënë se sot nuk do të ketë asnjë deklaratë për rastin në Radushë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *