Home / Sport / Prandeli do të jetë trajneri i ri i Italisë

Prandeli do të jetë trajneri i ri i Italisë

Çezare Prandeli do të jetë trajneri i përfaqësueses italiane të futbollit për katër vitet e ardhshme.

Trajneri i Fiorentinës mësohet se ka arritur një marrëveshje me Federatën Italiane të futbollit për të zëvendësuar Marçelo Lipin, menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Botëror “Afrikë e Jugut 2010”.

“Prandeli do të jetë trajneri i Italisë për katër vite”, ka thënë një zëdhënës i Federatës Italiane të Futbollit, duke sqaruar se akordi tashmë është arritur mes teknikut italian dhe presidentit të FIGC, Xhankarlo Abete.

“Prandeli do të prezantohet zyrtarisht si trajner i Italisë pas Kampionatit Botëror”, shtoi zëdhënësi.

Ndërkohë, detajet financiare dhe përbërja e stafit të Prandelit pritet të publikohen së shpejti.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *