Home / Sport / Premtimi i Canës: Do të luaj për një “Big” në Angli

Premtimi i Canës: Do të luaj për një “Big” në Angli

Mesfushori i Kombëtares kuqezi ka pohuar se një ditë do të luajë për një nga ekipet e mëdhenj të Premier Ligës. Emri i parë që vjen në mendje është Arsenali.

26-vjeçari ndodhet në Kosovë dhe në një vizitë në Universitetin Amerikan foli për futbollin shqiptar, pa lënë mënjanë të ardhmen e tij. Lidhur me këtë çështje kapiteni aktual i Sandërlendit pohoi se do të transferohet në një nga ekipet elitare të kampionatit anglez, ku destinacioni më i mundshëm është Arsenali. Pak ditë më parë ai deklaroi se vazhdon të ketë kontakte me trajnerin e “Topçinjve”, Arsen Venger.

I pyetur për cilësinë e Kombëtareve të Shqipërisë dhe Kosovës, mesfushori deklaroi se është më mirë që dy shtetet të përfaqësohen me një skuadër të vetme. Sipas tij, ne nuk kemi cilësi të mjaftueshme për t’u përfaqësuar me dy Kombëtare.

Lidhur me talentet që mund të bëhen pjesë e ekipit kuqezi, Lorik Cana theksoi: “Ka shumë talente. Në ekipet e të rinjve në Zvicër, Gjermani apo vende të tjera, ka shumë shqiptarë. Në Kombëtare ka shumë për të bërë, sepse nuk është punuar si duhet në të kaluarën. Nëse do të varej nga unë, 90 për qind e Kombëtares shqiptare do të përbëhej nga kosovarë”.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *