Home / Sport / Presidenti i ri i Liverpulit, është tifoz i Çelsit

Presidenti i ri i Liverpulit, është tifoz i Çelsit

Presidenti i ri i ekipit të Liverpulit është tifoz i Çelsit dhe ndeshjen e nesërme ndërmjet këtyre dy ekipeve nuk do ta ndjekë në stadium.

Është vetë Martin Broughton që e deklaron diçka të tillë. “Kam 55 vjet që jam tifoz i flaktë i Çelsit, dhe nuk mund të transformohem dot menjëherë në tifoz të kundërt, sidomos unë që e kam ndjekur vazhdimisht Çelsin, – tha Broughton, i caktuar si administrator i shitjes së klubit.

“Të gjithë tifozët e vjetër të Liverpulit do të më mirëkuptojnë për ndjenjat. Nuk mund të vij në stadium e të shpreh emocionet e mia, do të ishte mungesë respekti për përkrahësit e Liverpulit”, mbyll deklaratën presidenti i ri i Liverpulit.

Ndeshja ndërmjet Liverpulit dhe Çelsit luhet nesër dhe pritet të jetë vendimtare për titullin kampion, pasi Çelsit i nevojiten tre pikëtm, ndërsa për Liverpulin shpresat për t’u përfaqësuar në Champions për vitin e ardhshëm janë pothuajse zero.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *