Home / Lajme / Rajon / Rama: Është afër fitorja e kauzës sonë

Rama: Është afër fitorja e kauzës sonë

15 maj-
Është koha për zgjidhje. Është koha për t’i hapur rrugë transparencës, për t’i hapur rrugë lirive dhe të drejtave. Është koha që veshët e pushtetit të hapen dhe që zgjidhja të bëhet realitet” tha Rama.

Greva e urisë së deputetëve socialistë dhe mbështetësve të tyre ka hyrë në ditë e saj të 15-të.

Gjendja e grevistëve paraqitet e rënduar, ndërkohë që deri ditën e sotme numri i atyre që kanë shkuar në spital, që prej fillimit të grevës në 30 prill, shkon në 35.

Një ditë më parë, në protestën e pasdites, kreu i socialistëve, Edi Rama tha se është afër fitorja e kauzës së tyre.

“Fitorja e kauzës sonë është shumë më afër se ç’ishte 14 ditë më parë. Arritja e qëllimit tonë është shumë më pranë siç ishte ditën kur u ngrit kjo çadër. Prandaj motra dhe vëllezër ashtu sic e kemi demostruar gjatë gjithë ketyre ditëve kurajon për të rezistuar duhet të vazhdojmë ta demostrojmë të gjithë sëbashku. Është koha për zgjidhje. Është koha për t’i hapur rrugë transparencës, për t’i hapur rrugë lirive dhe të drejtave. Është koha që veshët e pushtetit të hapen dhe që zgjidhja të bëhet realitet” tha Rama.

Gjithashtu lexo

Daçiq: Demarkacioni Kosovë–Serbi, zgjidhje e përhershme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ideja e tij për demarkacionin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *