Home / Lajme / Maqedoni / Reagime ndaj vendosjes së përmendoreve në sheshin e Shkupit

Reagime ndaj vendosjes së përmendoreve në sheshin e Shkupit

3 maj-
“Qeveria e Maqedonisë dhe kryeministri aspak nuk i marrin parasysh reagimet e opinionit dhe vazhdojnë të punojnë për një kauzë, e cila është e dëmshme për ardhmërinë e vendit. Për ‘Shkupi 2014’ në mënyrë jotransparente po shpenzohen dhjetëra miliona euro, mjete këto të përbashkëta të të gjithë qytetarëve që favorizojnë vetëm një kulturë, një histori, një religjion, një popull, dhe që e përfshijnë trashëgiminë burimore dhe shumëshekullore të qytetit të Shkupit si kryeqendër historike dhe kulturore shqiptare”, qëndron në kumtesë.

Me rastin e fillimit të vendosjes së përmendoreve në sheshin e Shkupit, Lëvizja Qytetare ZGJOHU! shpreh mospajtim dhe revolt për shkak të papërgjegjësisë së shprehur nga ana Qeverisë së Maqedonisë dhe sidomos kryeministrit Gruevski.

Siç thuhet në kumtesën e Lëvizjes, edhe përskaj kundërshtimeve të një numri të madh të qytetarëve, OJQ-ve, partive politike, komunitetit ndërkombëtar në vend, projekti monoetnik dhe monofetar i quajtur “Shkupi 2014” po vazhdon të realizohet.

“Qeveria e Maqedonisë dhe kryeministri aspak nuk i marrin parasysh reagimet e opinionit dhe vazhdojnë të punojnë për një kauzë, e cila është e dëmshme për ardhmërinë e vendit. Për ‘Shkupi 2014’ në mënyrë jotransparente po shpenzohen dhjetëra miliona euro, mjete këto të përbashkëta të të gjithë qytetarëve që favorizojnë vetëm një kulturë, një histori, një religjion, një popull, dhe që e përfshijnë trashëgiminë burimore dhe shumëshekullore të qytetit të Shkupit si kryeqendër historike dhe kulturore shqiptare”, qëndron në kumtesë.

Kryqi në Vodno, kisha e paralajmëruar në shesh, përmendoret e personaliteteve dhe ngjarjeve ekskluzivisht vetëm nga historia e popullit maqedonas, kryqi në Kalanë e Shkupit, bashkë me projektet tjera siç janë enciklopedia, mësimi i maqedonishtes nga klasa e parë, zhvendosja e shtëpisë së Nënës Terezë, ligji për natalitetin, etj., shtohet më tej në kumtesë, nuk mund të jenë bazë për bashkëjetesë në vend, por shërbejnë për përçarje, tensione ndëretnike dhe ndërfetare, ardhmëri të pasigurt të vendit dhe për zhvendosje të vëmendjes së opinionit publik nga problemet e vërteta të cilat po i përjeton vendi, siç janë axhenda e integrimeve euro-atlantike e lënë pas dore, zgjidhja e çështjes së emrit, implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, reformat në gjyqësor, korrupsioni, papunësia, varfëria, gjendja e palakmueshme ekonomike, etj.

“Me vazhdimin e politikave të këtilla, njëra prej shtyllave kryesore të cilat e mbajnë në këmbë shtetin e Maqedonisë – marrëdhëniet ndëretnike, seriozisht është lëkundur. Ngritja e qëllimshme e tensioneve ndëretnike së bashku me partizimin ekstrem të institucioneve shtetërore, e bën më se të pasigurt funksionimin normal të shtetit dhe mirëqenien e shoqërisë. Vënia e themeleve të teleferikut me prezencën dhe bekimin vetëm të priftërinjve ortodoksë, nuk shkon në favor të bashkëjetesës dhe dialogut ndëretnik dhe ndërfetar në vend”, reagon ZGJOHU!.

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! kërkon nga Qeveria e Maqedonisë dhe kryeministri Gruevski të heqin dorë nga këto politika të dëmshme për ardhmërinë e vendit dhe të koncentrohen në problemet reale.

“Kërkojmë që të mos shpenzohen paratë e popullit për përmendore dhe projekte të cilat u dedikohen vetëm një pjese të qytetarëve, por politikat të jenë më transparente dhe në dobi të të gjithëve. Kërkojmë respektim të plotë të realitetit multietnik dhe multifetar në Maqedoni. Demokracia plebiscitare do të duhej të jetë udhëtregues për krijuesit e politikave në vend”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Qytetare ZGJOHU!.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *