Home / Sport / RENOVA DO TË LUAJË NË TETOVË, TETEKSI NË BOGOVINË

RENOVA DO TË LUAJË NË TETOVË, TETEKSI NË BOGOVINË

“Ne duhej të luajmë në Bogovinë, mirëpo pasi u vendos të hiqen rezultatet e Pobedës, dhe lufta për titullin e kampionit hapet përsëri, me drejtuesit e Teteksit u morëm vesh që ne të shfrytëzojmë stadiumin e qytetit në Tetovë…”, – deklaroi mes tjerash drejtori sportiv i Renovës, Lirim Saiti.

Edhe pse paraprakisht ishte vendosur që skuadra e Renovës takimin e të dielës me Pelisterin ta zhvillojë në stadiumin e fshatit Bogovinë, ndërsa ndeshjen e javës së fundit me Rabotniçkin ta luajë në Tetovë, në moment të fundit ndryshohet plani. Në fakt në faqen zyrtare të FFM-së qëndron se takimi Renova-Pelisteri zhvillohet të dielën në
stadiumin e qytetit në Tetovë, ndërsa ndeshja Teteksi-Sileksi do të luhet në stadiumin e fshatit Bogovinë. I gjithë ndryshimi vjen me kërkesë të Renovës, pasi drejtuesit e kësaj skuadre vlerësojnë se ata kanë ndeshje më të rëndësishme, pasi vendimi për fshirjen e pikëve të skuadrës së Pobedës, ka rihapur luftën për titullin e kampionit.
Për ndryshimin e planit kanë qenë dakord edhe drejtuesit e Teteksit, të cilët kanë pranuar që edhe takimin e javës së fundit kundër Metalurgut ta zhvillojnë në Bogovinë, për të lejuar që Renova kundër Rabotniçkit, në stadiumin e qytetit në Tetovë të festojë titullin e Kampionit.
“Ne duhej të luajmë në Bogovinë, mirëpo pasi u vendos të hiqen rezultatet e Pobedës, dhe lufta për titullin e kampionit hapet përsëri, me drejtuesit e Teteksit u morëm vesh që ne të shfrytëzojmë stadiumin e qytetit në Tetovë. Vlerësojmë se neve na presin takime më të rëndësishme, ku për “herë të dytë” duhet të sigurojmë titullin e Kampionit. Vendimi i UEFA-s në moment të fundit na prish deri diku planet, mirëpo nuk mund të ndryshojmë asgjë. Si do që të jetë, ne kemi kualitet që pavarsisht të gjithë rethanave të sigurojmë pozitën e parë dhe titulli i kampionit të na takojë neve. Jemi të sigurtë se trofeu i kampionit do të qëndrojë në Xhepçisht”, – deklaroi drejtori sportiv i Renovës, Lirim Saiti.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *