Home / Sport / RENOVA EDHE NJË HERË “SIGURON” TITULLIN

RENOVA EDHE NJË HERË “SIGURON” TITULLIN

KF Renova me fitoren 3:1 përballë Pesliterit ka siguruar titullin e kampionit në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll. Për skuadrën nga Xhepçishti kjo është hera e dytë që promovohen si kampionë të rij, dhe besohet se do të jetë vendimtare, kuptohet nëse drejtusit e FFM-së në dy javë deri në fund të kampionatit përsëri nuk nxjerin ndonjë ndryshim të ri.

Edhe pse Renova para një jave edhe matematikisht siguroi titullin e kampionit, megjithatë falë ndryshimeve të fundit kur nga garat u përjashtua Pobeda, ndërsa më pas u shlyen të gjitha rezultatet e skuadrës nga Prilepi, gara për titull u hap përsëri. Megjithatë për dallimpër herën e parë, kur pas disfatës së Rabotnickit, Renova siguroi titullin, tani në “aktin e dytë”, Renova nuk kishte nevojë për ndihmën e askujt, pasi shënoi fitore kundër Pelisterit, duke krijuar epërsi të paaritshme në pikë. “Gjipspunuesit” regjistruan fitoren e 17-të në këtë sezon, duke konfirmuar edhe një herë se këtë sezon thjesht ishin ekipi më i mirë në Maqedoni.
Vendasit që në fillim hynë me ambicie që të gjejnë avantazhin dhe shumë shpejtë i’a arritën qëllimit. Zhvillohej minuta e 3-të , kur Emini egzkutoi rivënie këndore. Të gjithë pritinin harkim në zonë, ndërsa kapiteni i Renovës në stilin “alla Shaqiri”, nga këndi dërgoi topin drejtëpërsëdrejti në rrjetë, për epërsi të vendasve dhe gëzim të madh në stadiumin e qytetit në Tetovë. Renova edhe në vazhdim ishte dominuese në fushë, mirëpo gol nuk pati, ndërsa mundësi për një gjë të tillë kishin Jancevski, Todorovski, Nuhiu etj. Në momentet kur dukej se pjesa e parë do të mbyllet me epërsi minimale të vendasve, në skenë përsëri doli Emini, i cili me goditje precise ngriti avantazhin në 2:0. Në start të pjesës së dytë mbrojta mysafire bëri një gabim katastrofal, ndërsa gjithcka shfrytëzoi Osmani, që çoi rezultatin në 3:0. Më pas vendasit të kënaqur me epërsinë tre golëshe lejuan mesfushën kundërshtarit, ndërsa në kundërsume kërkonin të shënojnë ndonjë tjetër gol. Dhe kishin disa mundësi për një gjë të tillë, mirëpo mbojtjet e mira të portierit të Pelisterit, Petrovski dhe jopreciziteti i vendasve pamundësuan që të tundet përsëri rrjeta e miqve. Dhe kur vendasit nuk arrinin të shënonin, një gjë të tillë bënë mysafirët në minutën e 71 kur zbutën rezultatin në 3:1 me anë të Veljanovskit. Deri në fund nuk pati ndryshim të rezultatit, ndërsa shenja e arbitrit Zoran Boshkov për mbylljen e takimit solli festë të madhe në tribuna dhe stadium. Renova përsëri festonte, përsëri siguroi titullin, tani me gjasa definitivisht, ndërsa fakti që gjithcka ndodhi në teren vendas mundësoi që të festohet së bashku me tifozët. Zurlat dhe tupanat që gjatë gjithë takimi ishin në tribuna, tani zbritën në teren ku të gjithë festonin. Futbollistët, stafi teknik, kryesia, tifozët dhe miq të ndryshëm. Dhe kishin të drejtë të festojnë, pasi këtë vit thjesht ishin më të mirët.
Ndërkohë ndjekësi i vetëm i Renovës, bëri tjetër hap fals. Rabotniçki pasi në mesjavë siguroi kualifikim në finalen e Kupës së Maqedonisë, duket se Kampionatin e kishte nxjerë në plan të dytë. Kjo gjë u konfirmua me disfatën 1:2, të cilën e pësuan në fushë të vet në takimin me Metalurgun.
Në takimet tjera, Teteksi si “vendas” (luajti në Bogovinë, pasi në të njëtën kohë në Tetovë u zhvillua takimi Renova-Pelisteri) fitoi 2:0 Sileksin, Horizonti mundi 2:1 Milanon, ndërsa Vardari ishte i lirë.
Renova ka grubulluar 55 pikë, që është e mjaftueshme për të siguruar titullin e parë në histori. Mirëpo tani rezikohet pozita e dytë e Rebotnickit, të cilët kanë katër pikë më shumë se Metalurgu, mirëpo deri në fund do të luajnë vetëm një përballje (në Tetovë me Renovën).
Në pjesën e mebtur radhitja thaujse e pavlefshme. Pasojnë Pelisteri dhe Sileksi, ndërsa pas tyre Teteksi, Horizonti, Vardari dhe Milano, të cilët shpëtmin do ta kërkojnë në ndeshjen e balotazhit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *