Home / Sport / Renova kërkon të sigurojë titulin

Renova kërkon të sigurojë titulin

Skuadra nga Xhepçishti të dielë takohet me Pelisterin. Renova kërkon fitore me të cilën do të siguronte titullin e kampionit.

Të dielën në program janë ndeshjet e javës së 29 në kuadër të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll. Renova në Tetovë kundër Pelisterit do të kërkon tre pikë me të cilat edhe një herë do të siguronte titullin e kampionit. Këtë e themi pasi javën e kaluar pas humbjes së Rabotniçkit nga Pelisteri, Xhepçishtasit edhe matematikisht u shpallën kampion, mirëpo me ndryshimet e fundit pas përjashtimit të Pobedës nga garat dhe shlyerjes së rezultateve të tyre, lufta për tiutllin e kampionit u hap përsëri. Megjithatë “gjipspunuesit” janë të bindur në forcat e veta dhe premtojnë se të dielën kundër Pelsiterit edhe një herë tjetër do të konfirmojnë se këtë vit janë ekipi më i mirë në Maqedoni dhe se me të drejtë u takon titulli i kampionit. Në ndeshjet tjera, në stadiumin “ Filipi i dytë” Rabotniçki dhe Metalurgu në duel të drejtëpërdrejtë do të vendosin për pozitën e dytë. Horizonti në terren vendas do të përballet me Milanon ndërsa Teteksi në Bogovinë do të mirëpret skuadrën e Sileksit. Për shkak t largimit të Pobedës nga garat e mëtutjeshme, skuadra e Vardarit këtë javë është e lirë.

DYSHET E JAVËS SË 29-të:
RENOVA – PELISTERI
RABOTNIÇKI – METALURGU
HORIZONT – MILANO
TETEKSI – SILEKSI
VARDARI – I LIRË

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *