Home / Sport / Renova përgatitet për festë

Renova përgatitet për festë

Renova përballjen e fundit do ta zhvillojë të shtunën në Tetovë përballë Rabotniçkin. Me përfundimin e kësaj përballje do të mbyllet zyrtarisht, ndërsa me këtë rast Renovës do t’i dorëzohet kupa për titullin e fituar. Në festën e madhe, janë ftuar të gjithë përfaqësuesit më eminent të federatave futbollistike të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe persona eminent nga jeta politike, kulturore, sportive dhe shoqërore.

Renova e fitoi titullin e kampionit në terrenin e gjelbër, ndërsa të enjtën në lokalet e saj në Tetovë u prezantuan përshtypjet në taborin e kësaj skuadre, pas suksesit më të madh në historikun e klubit nga Xhepçishti. Koordinatori i klubit, Enver Sulejmani, theksoi se për një periudhë të shkurtër kohor Renova u ngrit nga kategoria e tretë deri te titulli i kampionit në Maqedoni.
“KF Renova këtë vit shënoi sukses të cilin shumë pak skuadra e kanë arritur, pasi siç e dini në 17-të sezonet paraprake vetëm 7-të skuadra janë shpallur kampion, ndërsa tani këtij grupi i shtohet edhe Renova. Kur gjithë kësaj i’a shtojmë faktin se ne jemi klub shumë i ri dhe egzistojmë prej vitit 2003, atëherë suksesi jonë fiton në vlerë, pasi arrijmë të shpallemi kampion pas vetëm 7 viteve. Me plot kënaqësi mund të them se të rralla janë klubet që për një periudhë kohore 7 vjeçare kanë arritur të shënojnë një progres të këtillë, që nga kategoria e tretë, të arrijnë të ngjiten në shkallën më të lartë të piedestalit dhe të shpallen kampion shtetëror,” tha mes tjerash Enver Sulejmani, i cili nuk haroi të rikujtojë se përveç titullit të fituar këtë vit, Renova dy vite me rradhë luan me në garat evropiane. Në anën tjetër, drejtori sportiv Lirim Saiti, u shpreh i kënaqur me rezultatin e arritur, ndërsa paralajmëroi se edhe në të ardhmen do të punohet në drejtim që Renova të vazhdojë të arrijë rezultate të mëdha.
“Si drejtor i klubit premtoj se Renova do të vazhdojë të shënojë sukseset e tjera si në kampionatin vendor, ashtu edhe në garat ndërkombëtare. Që të arrijmë deri në këto pikësynime, si drejtor do të përpiqem që në afat të shkurtë klubi të forcohet me futbollist të tjerë cilësor, të cilët bashkë me fubollistët aktual do ta bartin barën më të madhe në ndeshjet e ardhshme. Dua të potencoj se vitin e ardhshëm na pret punë e vështirë, pasi siç thonë ‘më lehtë është të fitosh, se sa të mbrosh titullin’”, – tha Saiti, i cili potencoi se testet e para janë në muajin korrik, kur Renovën e presin përballjet eliminatore e Ligës së Kampionëve. Optimizimi e njëjtë e ndan edhe kapiteni Vullnet Emini, i cili u shpreh i kënaqur me fitimin e titullit.
“Sigurisht që jemi të kënaqur me fitimin e titullit dhe mendoj se ishte e fituar me meritë. Gjatë kampionatit na u morën 12 pikë, mirëpo megjithatë treguam se jemi skuadër e fortë dhe në fund arritëm të parët të dalim në cak dhe të fitojmë titullin e kampionit. Mendoj se do të paraqitemi me sukses në Europë, ndersa vitin e ardhshëm do të kërkojmë të mbrojmë titullin.” Edhe shefi i stafit teknik Vllatko Kostov e cilësoi këtë vit si jashtëzakonisht të suksesshëm, ndërsa shpreson që Renova të vazhdojë me këtë tempo.
“Pa dyshim se ndjehem krenar për këtë sukses histroik të klubit, por edhe personal. Megjithatë dua të ceki se unë asnjëherë nuk kam premtuar se do të fitojmë titullin. Vitin e kaluar ishim në pozitën e tretë, ndërsa synonym që këtë vit të njgitemi një shkallë më lartë. Megjithatë duke parë se si rrodhi sezoni, patjetër të pranojmë se ne ishim më të mirët. Madje nuk na ndaluan as ndryshimet dhe turbullirat që ndodhnin në futbollin tonë, pasi na u morën 9-të pikë pas largimit të Pobedës, ndërsa paraparkisht kur u largua Makedonija Gj.P. neve na u hoqën tre pikë nga fitorja përballë ish-kampionëve në Gjorçe Petrov”, deklaroi Kostov.
Renova përballjen e fundit do të zhvillojë gjatë ditës së shtunë, kur përballet me skuadrën e Rabotniçkit, pas të cilës do të jetë ceremonali i dorëzimit të titullit të kampionit. Në festën e madhe, në darkën solemne në mbrëmje, janë ftuar të gjitha përfaqësuesit më eminent të federatave futbollistike të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe persona eminent nga jeta politike, kulturore sportive dhe shoqërore.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *