Home / Sport / RENOVA PRANON TROFEUN PËR TITULLIN E FITUAR

RENOVA PRANON TROFEUN PËR TITULLIN E FITUAR

Skuadra nga Xhepçishti në krye ndeshjen e javës së fundit në Tetovë humbi nga Rabotniçki me rezultatin minimal 0:1.

Përfundoi kampionati i 17 i Maqedonisë në futboll. Skuadra e Renovës, pas mbylljes së ndeshjes së fundit të këtij sezoni edhe zyrtarisht u shpall kampion i ri i Maqedonisë. Skuadra nga Xhepçishti në krye ndeshjen e javës së fundit në Tetovë humbi nga Rabotniçki me rezultatin minimal 0:1. Autor i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte Fabio Silva në minutën e 61-të, gol ky që “romantikët” i renditi në pozitën e dytë dhe ju siguroi një vend në Evropa Ligë. Edhe përkundër këtij rezultati Renova me plotë meritë iu gëzua titullit të parë kampion në futbollin vendor, kështu duke u bërë skuadra e shtatë që kurorëzohet me titullin e kampionit, pas Vardarit, Sileksit, Slloga Jugomagnatit, Pobedës, Rabotniçkit dhe Makedonia Gjorçe Petrovit.
Vardari me rezultatin 2:0 mundi Sileksin, Teteksi dhe Metalurgu u ndanë në barazim pa gola, ndërkohë Pelisteri si mysafir me rezultatin 0:1 mundi Horizontin.

Dyshet e javës së fundit:
RENOVA 0 – 1 RABOTNIÇKI
TETEKSI 0 – 0 METALURGU
VARDARI 2 – 0 SILEKSI
HORIZONTI 0 – 1 PELISTERI
MILANO i lirë

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *