Home / Lajme / Maqedoni / Republika e Maqedonisë kryeson me Komitetin e Këshillit të ministrave të Këshillit të Evropës

Republika e Maqedonisë kryeson me Komitetin e Këshillit të ministrave të Këshillit të Evropës

11 maj-

Ministri Milloshoski në sesionin e 120-të të Komitetit të ministrave të KE-së i paraqiti prioritetet e kryesimit maqedonas 2010. Ministrat e pranishëm në sesionin e sotëm e përshëndetën kryesimin nga ana e Maqedonisë dhe shfaqën shpresë se aktivitetet do të realizohen me sukses.

Maqedonia sot e mori kryesimin me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës. Kryesimi gjashtëmujor me trupin ekzekutiv të organizatës më të vjetër panevropiane, sot pasdite në Pallatin e Evropës në Strasburg, formalisht iu dorëzua shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski nga kryesuesja e deritanishme, ministrja e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Mishlen Kalmi Rej.

Komiteti i ministrave i pranoi emërimin “Kryesimi maqedonas 2010” dhe llogon siç ishte propozuar në dokumentin zyrtar të parashtruar javën e kaluar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë për prioritetet e kryesimit të Maqedonisë. Dokumenti ishte shoqëruar me faqe të mbuluar, në të cilën qëndron vërejtja me emrin e përkohshëm të shtetit në pajtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 817 të vitit 1993.

Ministri Milloshoski në sesionin e 120-të të Komitetit të ministrave të KE-së i paraqiti prioritetet e kryesimit maqedonas 2010. Ministrat e pranishëm në sesionin e sotëm e përshëndetën kryesimin nga ana e Maqedonisë dhe shfaqën shpresë se aktivitetet do të realizohen me sukses.

Republika e Maqedonisë e merr kryesimin, që po zhvillohet sipas rradhës së rotacionit, nga Zvicra, ndërsa në nëntor do t’ia dorëzojë Turqisë.

Maqedonia është njëra nga 47 anëtaret e KE-së, ndërsa pjesë e kësaj organizate është prej 9 nëntorit të vitit 1995

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *