Home / Lajme / Maqedoni / Republika Maqedonia Veriore’ e papranueshme për Gruevskin

Republika Maqedonia Veriore’ e papranueshme për Gruevskin

21 maj-
Edhe ministri i jashtëm, Antonio Milloshoski, tha se Maqedonia dëshiron të gjejë kompromis për tejkalimin e kontestit. ‘Shohim se Athina zyrtare ka një propozim ‘Republika Maqedonia Veriore’, por vlerësojmë se ai është i njëanshëm që të mund të paraqet një bazë për kompromis. Duhet të gjejmë mënyrën për fleksibilitet më të madh që do të mund ti ndihmojë tërë procesit’, deklaroi Milloshoski.

Kjo qeveri po tenton ta zgjidh problemin shumëvjeçar me Greqinë rreth emrit kushtetues të vendit, por do të ketë kujdes dhe deri në fund do të këmbëngul që të mos shkelet identiteti i popullit dhe kombit maqedonas. Kështu deklaroi mbrëmë vonë në tribunën e organizuar në Strugë kryeministri, njëherit kryetari i VMRO DPMNE, Nikolla Gruevski. Ai shtoi se nuk do të lejojë që nga zgjidhja eventuale të përfitojë Greqia, kurse Maqedonia të dëmtoj interesat e veta nacionale dhe shtetërore.

“Interesi jonë nuk është që dikujt t’i marrim diçka. Ne nuk dëshirojmë asgjë të huajën. Ne nuk dëshirojmë territore të huaja, nuk duam histori të huaja, nuk duam kulturë dhe civilizim të huaj, mirëpo kërkojmë dhe nuk duam as që të na e marrim atë që është e jona. Unë falënderoj të gjithë qytetarët që na ndihmuan të ekzistojmë në mbrojtjen e interesave nacionale dhe shtetërore. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje, dëshirojmë të gjejmë zgjidhje, por kjo të mos jetë në dëm të interesave tona’, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Edhe ministri i jashtëm, Antonio Milloshoski, tha se Maqedonia dëshiron të gjejë kompromis për tejkalimin e kontestit. ‘Shohim se Athina zyrtare ka një propozim ‘Republika Maqedonia Veriore’, por vlerësojmë se ai është i njëanshëm që të mund të paraqet një bazë për kompromis. Duhet të gjejmë mënyrën për fleksibilitet më të madh që do të mund ti ndihmojë tërë procesit’, deklaroi Milloshoski.

Lidhur me parashikimet nga samiti i qershorit i BE-së lidhur me marrjen eventuale të datës për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, Milloshoski konsideron se do të ishte shumë më e dobishme si për Athinën ashtu edhe për Shkupin, si dhe për kredibilitetin e BE-së, nëse Maqedonia në qershor merr një datë të tillë, Milloshoski konsideron se kjo do t’i jepte një nxitje plotësuese dhe impuls pozitiv bisedimeve për zgjidhjen e kontestit rreth emrit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *