Home / Lajme / Rajon / Rojet e mjegullës’ rikthehet në ekranin e madh të Zagrebit

Rojet e mjegullës’ rikthehet në ekranin e madh të Zagrebit

11 maj-
“Është koha e represioneve dhe e tmerrit të kohës së Rankoviqit, sistemi totalitar që ka ushtruar zinxhiri policor i tij, posaçërisht ndaj shqiptarëve”, ka kujtuar Qosja për filmin i cili është i bazuar në romanin “Vdekja më vjen prej syve të tillë” i Rexhep Qosjes, skenari i të cilit është përshtatur bashkë me dramaturgun Fadil Hysaj.

Filmi “Rojet e mjegullës” i regjisorit Isë Qosja, prodhim i “Kosovafilmit” i vitit 1988, është i vetmi nga Kosova që do të shfaqet në mesin e 100 filmave në kuadër të festivalit ndërkombëtar të filmit në Zagreb “Suversive”, njohtijnë mediat kosovare.

Edicioni i tretë i këtij festivali, i cili do të zgjasë deri më 25 të këtij muaji, ka për synim të prezantojë filmat e prodhuar prej vitit 1955 deri më 1990, në vendet ish- socialiste dhe të atyre që socializmin e kanë ende “të gjallë”. Kinematografia e shteteve që kanë dalë nga shpërbërja e ish- Jugosllavisë, atyre të Evropës Lindore dhe shteteve të Amerikës Latine do të përfaqësohet në këtë festival.

Kusht për të marrë pjesë në ketë festival, pos realizimit të mirë, ka qenë edhe përmbajtja kritike ndaj sistemit të kohës.

Regjisori Isë Qosja ka thënë se përzgjedhja e filmit të tij është satisfaksion i mirë për të. “Kjo sado-kudo afirmon një punë të kaluar qoftë për guximin artistik, qoftë për guximin njerëzor”, ka thënë Qosja, teksa është ndalur edhe në përmbajtjen e filmit të tij.

“Është koha e represioneve dhe e tmerrit të kohës së Rankoviqit, sistemi totalitar që ka ushtruar zinxhiri policor i tij, posaçërisht ndaj shqiptarëve”, ka kujtuar Qosja për filmin i cili është i bazuar në romanin “Vdekja më vjen prej syve të tillë” i Rexhep Qosjes, skenari i të cilit është përshtatur bashkë me dramaturgun Fadil Hysaj.

Drejtori i “Kosovafilmit”, Gani Mehmetaj, shfaqjen e “Rojet…” në Zagreb e ka cilësuar të një rëndësie të veçantë.

“Ata kanë renditur ‘Kosovafilmin’ në mesin e 15 shtëpive filmike më të fuqishme në Ballkan në këto 50 vjetët e fundit”, ka thënë Mehmetaj.

“Besojmë se dikush nga ne do të udhëtojë për në Kroaci”, ka shtuar ai. Filmi “Rojet e mjegullës” do të shfaqet në kinemanë ‘Tuškanac’ në Zagreb, më 18 maj, ndërsa ai është pjesë e 73 filmave të tjerë që do të shfaqen nga vendet e ish-Jugosllavisë. Përzgjedhjen e këtij seksioni të filmave, të titulluar “Ata i vrasin edhe filmat, apo jo?”, e ka bërë historiani dhe kritiku i filmit, italiani Sergio Grmek Germani.

Në “Rojet e mjegullës” luajnë Xhevat Qorraj, Çun Lajçi, Enver Petrovci etj.

Orhan Pamuk në maj do të vizitojë Shqipërinë

Tiranë, 11 maj 2010 –
Shkrimtari i mirënjohur turk, Orhan Pamuk, fitues i çmimit “Nobel” në letërsi për vitin 2006, do të vizitojë Shqipërinë më 17 dhe 18 maj 2010, me ftesë të botuesit të tij ekskluziv në gjuhën shqipe, “Skanderbeg books”.

Kjo vizitë ka qenë e planifikuar qysh në vitin 2006, me rastin e botimit të veprës së tij të parë në gjuhën shqipe “Unë jam e kuqja”, vit kur ai edhe u shpall fitues i çmimit “Nobel” për letërsi, që u bë edhe arsyeja e shtyrjes së vizitës së planifikuar.

Gjatë kësaj kohe në gjuhën shqipe është botuar pjesa më e madhe e veprave të tij, si romanet “Unë jam e kuqja”, “Bora”, “Kështjella e bardhë”, “Shtëpia e heshtjes”, “Jeta e re”, si dhe libri me ese “Baulja e babait”. Gjatë këtij viti pritet të botohen edhe romanet “Muzeu i pafajësisë” dhe “Libri i zi”, vepra që pothuajse përmbyllin korpusin e tij letrar në shqip.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Orhan Pamuk do të jetë i pranishëm në promovimin e veprës së tij të re të botuar në shqip “Stambolli”, që do t’i paraqitet lexuesit shqiptar këto ditë. Ai do të jetë i pranishëm në dorëzimin e titullit “Doktor Honoris Causa”, që i jepet atij nga Universiteti Shtetëror i Tiranës dhe në një sërë takimesh me personalitete të artit, të kulturës e të politikës shqiptare, si dhe do të flasë ekskluzivisht për lexuesin shqiptar nëpërmjet ekranit. Ai ka shprehur dëshirën për një vizitë të veçantë në qytetin e Beratit, i interesuar për thesaret kulturore e muzeale të këtij qyteti të lashtë shqiptar.

Orhan Pamuk është një ndër autorët më të dashur për lexuesin shqiptar dhe qysh prej vitit 2006 veprat e tij kanë qenë në krye të listës së titujve më të shitur në libraritë shqiptare. Orhan Pamuk është nobelisti i parë në letërsi që viziton Shqipërinë dhe vizita e tij pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme letrare të këtij vi

Gjithashtu lexo

Haradinaj: Mos e lëndoni UÇK-në – (VIDEO)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që askush të mos e ofendojë UÇK-në, meqë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *