Home / Lajme / Rajon / Romani ‘Aksidenti’ i Kadaresë edhe në shqip

Romani ‘Aksidenti’ i Kadaresë edhe në shqip

15 maj-
Parathënia e botimit francez paralajmëron se në këtë roman ambicioz dhe kundër rrymës, Kadare i kushton një vend të paparë më parë temës së seksualitetit, çka do t’i befasojë lexuesit e tij.

Ishte dëshira e vetë autorit që për 5 vite libri të mbetej në sirtarët e shtëpisë botuese Onufri, të publikohej më parë në disa gjuhë të huaja e më pas të përfshihej në veprën e plotë 20 vellimëshe të Kadaresë të prezantuar nëntorin e kaluar.

Romani “Aksidenti”, i shkruar ne vitet 2003-2004, vetëm sot sheh dritën e botimit më vete, me një histori të mistershme aksidenti që shërben si pikënisje për të shpjeguar një histori të ndërlikuar dashurie.

Parathënia e botimit francez paralajmëron se në këtë roman ambicioz dhe kundër rrymës, Kadare i kushton një vend të paparë më parë temës së seksualitetit, çka do t’i befasojë lexuesit e tij.

Aksidenti në kilometrin e 17-të të një rruge, u merr jetën 2 të rinjve, të cilët edhe pas 9 vitesh bashkë i përjetuan por nuk i kuptuan ndjenjat e tyre. Rovena dhe Besforti, dy personazhe në kërkim të dashurisë së pashpikur që në fund të romanit, ashtu sikurse në fillim, të lenë me një enigmë të madhe

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *