Home / Sport / Ronaldo-Adriano, shënon i pari, por fiton i dyti

Ronaldo-Adriano, shënon i pari, por fiton i dyti

Dy sulmuesit brazilianë u prballën në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Kupës Libertadores. Shënon “Fenomeni”, por Flamendo e Adrianos kalon më tej.

Korinthiasi e fitoi sfidën e dytë 2-1, por u eliminua nga “Championsi” i Amerikës Latine pas humbjes në ndeshjen e parë me rezultatin 1-0. Flamengo e ish-bomberit të Interit, Adriano, siguroi një biletë në çerekfinale, ku do të përballet me fituesen e çiftit Universidad de Chile (Kili) – Alianza Lima (Peru).

Vendasit e Korinthiasit, ku përveç Ronaldos luan edhe Roberto Karlos, kaluan në epërsi në minutën e 27-të, ndërkohë që në të 39-ën “Fenomeni” shënoi golin që do ta kualifikonte ekipin e kategorisë së parë braziliane. Por gjithçka ndryshoi me golin e Vagner Lovit katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Vendasit kishin mundësinë më të mirë tetë minuta para fundit, por topi i goditur me kokë nga Ronaldo u ndal nga tranversa.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *