Home / Sport / Ronaldo shënoi tre gola dhe Reali fitoi 4:1

Ronaldo shënoi tre gola dhe Reali fitoi 4:1

Skuadra e Realit tashmë shpreson seriozisht se mund ta fitojë Kampionatin në Spanjë pas fitores si mysafirë me rezultat 4:1 kundër skuadrës së Mallorcas, në ndeshjen e javës së 36-të.

Ronaldo shënoi tri gola të tija dhe ka qenë më meritori për këtë fitore bindëse. Ronaldo e kishte natën e vet dhe ishte i pandalshëm në vijën e sulmit. Sulmuesi Ronaldo i dha mundësi Realit më këtë fitore që të paktën në dy javët e fundit të arrijë kreun e tabelës. Skuadra e Realit pret të shtunën të dështojë Barcelona në Sevilla dhe kësisoj të kalojë në vendin e parë. Mallorca ishin të parët që kaluan në epërsi në minutën e 16-të pas një gabimit të mbrojtjes dhe këtë më së miri e shfrytëzojë me kokë futbollisti Aduriz. Ishte Ronaldo shpëtimtar i Realit, i cili pas 10 minutave lojë shënoi për shifrat 1:1. Ai me dinakëri shfrytëzojë një top të pasuar nga mesi i fushës nga Ramos dhe në 16-sh arriti të parabollojë portierin dhe 1:1. Sërish Ronaldo në skenë dhe 1:2 pikërisht minutën e 57-të. Ramos sërish ka qenë asistues dhe Ronaldo nuk fali. Cristiano Ronaldo padyshim se e kishte natën e vet, kjo u vërtetua edhe me golin e tretë të tij në ndeshje. Ronaldo në minutën e 72-të shënoi për 3:1 dhe përmbys shpresat për rezultat të favorshëm të vendasve. Higuain ishte futbollisti që huqi disa raste të mira, por në minutën e minutën e 82-të ka realizuar gol për shifrat 4:1. Reali më këtë fitore arrin në kuotën e 92 pikë dhe ka vetëm një pikë me pak se Barcelona e para.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *