Home / Sport / Salihi 65 minuta në fitoren 5:3

Salihi 65 minuta në fitoren 5:3

Salihi pati paraqitje të mirë dhe është zëvendësuar në minutën e 65-të nga futbollisti Garler.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Hamdi Salihi luajti titullar për Rapidin e Vjenës, i cili shënoi fitore me rezultat 5:3 kundër Kapfenbergut, në ndeshjen e javës së 33-të të elitës së futbollit austriak. Salihi pati paraqitje të mirë dhe është zëvendësuar në minutën e 65-të nga futbollisti Garler. Golat për Rapidin i shënuan futbollistët Jelaviq në minutën e 19-të e 57-të, pastaj Boshkoviq (41’ e 90’) e Hoffman (91’) dhe për mysafirët konkretizuan: Falfernig (45’), Alar (51’ e 67’). Rapidi i Vjenës me tri pikë të fituara e mban vendin e dytë në tabelë me 67 pikë dhe tri pikë më pak se i pari në tabelë, Salzburg.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *