Home / Sport / Salihi, Riedi e kërkon përsëri

Salihi, Riedi e kërkon përsëri

Ekipi austriak ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe shpreson në rikthimin e bomberit shqiptar, Hamdi Salihi, i cili luan për Rapidin e Vjenës.

Salihi u transferua nga Riedi te Rapidi në muajin shtator të 2009-ës. Në dy sezonet që luajti për Riedin (2007-2009) futbollisti shkodran bëri një paraqitje mjaft të mirë dhe sipas faqes “Nachrichten.at” drejtuesit e ish-skuadrës kanë shpresa (edhe pse të vogla) për ta rikthyer Hamdi Salihin në ekip.

Bomberi nuk ka gjetur asnjëherë hapësira si titullar në ekipin e drejtuar nga Peter Pakult, që në momentin që u transferua në klubin kryeqytetas. Kështu që ai mund të kërkojë një skuadër ku të aktivizohet më shumë dhe zëvendësuesi i tij te Rapidi i Vjenës mund të jetë sulmuesi kosovar i Riedit, Atdhe Nuhiu. Megjithatë, situata është e paqartë dhe palët do të presin fillimin e merkatos për të vendosur përfundimisht.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *