Home / Sport / Salihi, tre gola për lamtumirën?

Salihi, tre gola për lamtumirën?

Sulmuesi kuqezi i bëri një mbyllje të jashtëzakonshme sezonit me fanellën e Rapidit të Vjenës. Vitin tjetër mund të rikthehet te Riedi.

Bomberi i Kombëtares shqiptare ishte autori i të tre golave në fitoren 3-1 të kryeqytetasve në përballjen me Matersburgun në javën e fundit të kampionatit austriak. Me tripletën e djeshme 26-vjeçari u ngjit në kuotën e 17 golave, duke vendosur një rekord personal në Austri.

Salihi ishte heroi i ndeshjes para 13 mijë shikuesve, duke realizuar për ekipin e tij në minutat 17’, 68’ dhe 82’. Por megjithë fitoren, Rapidi e përfundoi kampionatin në vendin e tretë, tre pikë pas kampionëve të Red Bull Salzburgut dhe dy pikë pas “kushërinjve” të Austria Vjenës.

E djeshmja mund të jetë ndeshja e fundit për bomberin shkodran me fanellën e Rapidit të Vjenës. Kohët e fundit qarkullojnë zëra që e shohin Salihin sërish te Riedi sezonin e ardhshëm, pasi nuk ka gjetur shumë hapësira në këtë sezon. Megjithatë, tripleta e sulmuesit mund ta bëjë të mendojë dy herë trajnerin Peter Pakult.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *