Home / Lajme / Maqedoni / Shatëll diplomacia dhe idilizmi evropian

Shatëll diplomacia dhe idilizmi evropian

Në këtë drejtim më pak të interesuar duken diplomatët evropian, të cilët thirren në disa fraza tani më banale, reforma, integrim, zgjidhje të kontestit të emrit. Këto fjalime me plot idilë evropiane, u ngjajnë betimeve dhe fjalimeve komuniste. Shpesh herë këta diplomat të huaj shpalosin raporte para qeveritarëve për përparime dhe mangësi në funskionimin e sistemit dhe institucioneve të shtetit

Urim Hasipi
Në fjalorin medial në botë fjala Shatëll diplomaci u bë e njohur në vitet e 90, kur ndërmjetësuesit ndërkombëtarë filluan misionet e tyre ne vendet e ish jugosllavisë për të shuar zjarret e ndezura në Kroaci, Bosnjë, Kosovë, e Maqedoni.

Interesante dalin të dhënat se nga shtetet e vetme që përfitoi është vetëm Kroacia, e cila arriti të bëjë ballë edhe në Beteja ushatarake por edhe në Beteja politika.Ky shtet jo rastësisht, gjithnjë është mbajtur në pozicion “Pat” sa i përket euro-integrimeve edhe pse me një ekonomi stabile, papunësi të ulët. E gjithë kjo sepse njerëzit e këtij shteti arritën që vetë të bëjnë gjithçka. Nuk pat shumë përzierje nga jashtë.

Në Bosnjë, konkretisht në Srebrenicë, shatëll dipomacia përmes misionarëve të sa, lejoi para syve të tyre të ndodh masakra e Srebrenicës. Falë këtyre diplomatëve Bosnja sot e kësaj dite ka mijëra probleme, e ndarë e përgjysmuar, me proleme fetare e nacionale.

Kosova falë misionarëve dhe diplomatëve të huaj, është cunguar me një Mitrovicë të ndarë e të përgjysmuar. Shatëll diplomacia e ndërkombëtarëve insistoi që në Ohër palët e përkeqësuara të ulen në tryezë dhe të qetësohen.

Kjo diplomaci, insistoi që në Ohër të nënshkruhet një marrëveshje e cila do ti zbuste gjëkrat e nxehtë në Maqedoni. Këta njerëz, misionarë ndonjëherë edhe të padjallëzuar shumë me rrjedhat historike dhe kontestet mes maqedonëve dhe shqiptare vendosen që t`i vendojnë në një eksperiment, se a do të mund të bashkëjetojnë, por jo në mënyrë të barabartë, duke favorizuar dukshëm njërën anë në këtë rast palën maqedone.

Duke mos vendosur afate të zgjidhjes së çështjeve kontestuese, misionarët ndërkombëtarë të cilët insistuan në këtë marrëveshje, asnjëherë nuk u kujdesën që të kthejnë kokën pas se si po shkon realizimi i saj.

Në këtë drejtim më pak të interesuar duken diplomatët evropian, të cilët thirren në disa fraza tani më banale, reforma, integrim, zgjidhje të kontestit të emrit. Këto fjalime me plot idilë evropiane, u ngjajnë betimeve dhe fjalimeve komuniste. Shpesh herë këta diplomat të huaj shpalosin raporte para qeveritarëve për përparime dhe mangësi në funskionimin e sistemit dhe institucioneve të shtetit.

Një nga mangësitë që shpesh është theksuar në këto “idilizma evropiane”, ka qenë edhe sjellja arognate e policisë gjatë ushtrimit të forcës në aksione. Paramendoni të nderuar lexues, si janë sot deklaratata e këtyre idilikëve evropian, përkrahin forcat policore të shtetit të Maqedonisë.

Që ironia të jetë më e madhe, varg e bisht kësaj përkrahje ju hodhën edhe “diplomatët shqiptarë” nga Shqipëria e Kosova.

Deklaratat e tyre qesharake në çaste të vështira për shqiptarët e Maqedonisë, tregojnë për idilizmin evropian dhe kapërcejnë vetë ata me deklaratat e buta. Kurse “politikën tonë”, edhe një herë “hallall ju qoftë”, na ftuan për një maturi dhe gjakftohtësi tek popullata.

Nuk kanë faj, duhet të jemi gjakftohtë sa herë që duhet të jemi viktimë, sa herë që duhet dikush të arrestohet.

Policia ska faj, populli ishte “gjaknxehtë” e dikush duhet t`ia ftohë gjakun.

Megjithatë skenat e varrimeve të katër shqiptarëve të vrarë na përkujtuan shumë martirë të vrarë në Kosovën e viteve 80/90, kur ata varroseshin me flamuj kuq e zi. E të nderuar lexues, atëherë nuk kishte diplomat, nuk kishte misionarë. Kujt i shkonte ndërmend se një ditë diplomatët e Kosovës do të bëhen diplomat idilikë të ngjashëm me këta të evropës dhe do të përkrahin aksionet policore edhe atëherë kur shqiptarët do të varrosen me flamuj të kuq në Maqedoni.

Është më se e qartë në këtë kohë, bota, shatëll diplomacia botërore dhe ajo evropiane, nuk meret me shqiptarët, edhe pse garantuan siguri, kontroll të implementimit të marrëveshjes së Ohërit.

Sa shumë të dëgjueshëm jemi bërë ndaj këtyre idilikëve, se vetëm shqiptarët e Maqedonisë gabojnë nëse nuk u përmbahen fjalimeve të tyre modern, e nuk gabon kur pala maqedone e cila që 18 vjet refuzon me një injorancë thirrjet e këtyre misionarëve për të zgjidhur kontestin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Njëra palë ka të drejtë të bëjë opstruksione dhjetëra vjeçare dhe duke mos dashur të dëgjojë një herë e përgjithmonë këta idilikë, kurse pala shqiptare nuk guxon të të bëjë asnjë pikë opstruksioni. Bile këta tanët, edhe fitojnë poena politik, kur lëshojnë kumtesa se janë takuar me ndonjë “diplomat romantik” i cili qenka i shqetësuar për situatën në vend.

Megjithatë, në kohën e luftës së Kosovës, diplomacia ra në ujë, populli ishte ai që bënte diplomacinë. Nëse në 81 apo 91 kishte ndonjë pesimist se Kosova do të shpëtojë nga uzurpatorët, megjithatë u arritë ajo që deshi populli. Koha mund të tregojë se populli shqiptarë në maqaedoni një ditë vet do të bën diplomaci pa asnjë misionarë dhe diplomat idilik…

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *