Home / Lajme / Botë / SHBA-ja posedon 5.113 mbushje në arsenalin e vet bërthamor

SHBA-ja posedon 5.113 mbushje në arsenalin e vet bërthamor

4 maj-
“SHBA-ja me këtë proces demostrojnë se synojnë për transparencë më të madhe. Kjo është pjesë e përpjekjeve të tyre të krijojnë kushte për përforcimin e regjimit për mospërhapjen e armëve bërthamore dhe për ashpërsimin e kontrollit ndaj armatimit “, deklaroi dje një përfaqësues i lartë anonim i Pentagonit në brifingun në Ministri.

SHBA-ja e zbuloi masën e tanishme të arsenalit të vet bërthamor, i cili sipas Pentagonit, nga fundi i shtatorit, arrinte gjithsej 5.113 mbushje bërthamore rezervë, që është për 84 për qind më pak nga numri i tyre më i madh nga 31.2225 në vitin 1967.

Arsenali gjatë rënies së murit të Berlinit më vitin 1989 numëronte 22.217 mbushje bërthamore, transmetuan agjencitë botërore.

Ky numër aktual i përfshin edhe mbushjet bërthamore në gadishmëri operative, në rezervë aktive dhe të vendosura në regjim jo aktiv, por ajo është pa “disa mijëra” pjesë, që janë të magazinuara dhe presin çmontimin e tyre.

“SHBA-ja me këtë proces demostrojnë se synojnë për transparencë më të madhe. Kjo është pjesë e përpjekjeve të tyre të krijojnë kushte për përforcimin e regjimit për mospërhapjen e armëve bërthamore dhe për ashpërsimin e kontrollit ndaj armatimit “, deklaroi dje një përfaqësues i lartë anonim i Pentagonit në brifingun në Ministri.

Ai refuzoi ta bëjë të ditur vlerësimin e Pentagonit për arsenalin e Rusisë dhe sërish bëri thirje për transparencë ndaj Kinës, duke deklaruar se “dukshmëria është modeste” në krahasim me programin bërthamor të Pekinit.

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *