Home / Sport / Shkëndija kërkon fitore në Strumicë, shpreson Skopje të humb nga Napredoku

Shkëndija kërkon fitore në Strumicë, shpreson Skopje të humb nga Napredoku

Në kuadër të javës së 25-të e cila do të zhvillohet të dielën, takimi kryesor do të jetë në Kërçovë, ku Napredoku pret Skopjen. Nëse Napredoku fiton, dhe Shkëndija mund Bellasicën, atëherë “kuq e zinjtë” do të rriktheheshin në pozitën e liderit.

Kur kemi arritur në vetëm dy javë deri në mbyllje të Kampionatit në Ligën e Dytë, xhiroja e parafundit pritet të qartësojë shumë gjëra. Në fakt ky sezon dukej thuajse i mbyllur dhe pa shumë paqartësi, mirëpo heqja e 6-të pikëve Shkëndijës së Tetovës tolloviti kreun e tabelës. Më parë dukej më se e qartë se Shkëndija dhe Skopje do të jenë anëtarë të rij të Ligës së Parë, ndërsa Bregallnica dhe Napredoku një gjë të tillë do të kërkonin përmes balotazhit.Mirëpo tani situata është ndryshme, megjithse përsëri Shkëndija dhe Skopje janë afër kualifikimit. Tetovarët kanë nevojë vetëm për një fitore, ndërsa Skopjes i nevoitet një pikë e vetme që të sigurojë kualifikimin në Ligën e Parë. Ndërkohë, pas humbjes së Bregallnicës nga Napredoku javën e kaluar, tani është komplikuar puna rreth skuadrës së tretë që do të hyjë drejtëpërsëdrejti në elitë (tre skuadra inkuadrohen në LPFM, pasi nga garat është përjashtuar Pobeda). Në kuadër të javës së 25-të e cila do të zhvillohet të dielën, takimi kryesor do të jetë në Kërçovë, ku Napredoku pret Skopjen. Tani nga ky takim varen shumë matematika. Nëse Napredoku fiton, dhe Shkëndija mund Bellasicën, atëherë “kuq e zinjtë” do të rriktheheshin në pozitën e liderit. Nëse me këto rezultate Bregallnica humb në Prilep nga 11 Oktomvri, atëherë Napredoku do të dilte në pozitën e tretë që dërgon direkt në elitë, ndërsa Bregallnica do të detyrohej të luajë balotazh. Por para takimeve nga tabori i të gjitha skuadrave paralajmërojnë se do të luajnë për fitore, e tani kush do i’a arrijë qëllimit është çështje tjetër. Napredoku sigurisht që kundër Skopjes do të kërkojë mundësinë e fundit të shpresojë në inkuadrim të drejtëpërdrejtë në Ligën e Parë. Sigurisht një epilog i tillë do t’i konvenonte Shkëndijës së Tetovës e cila në atë rast do të kishte mundësi të dalë në pozitën e parë, të cilën e kishin gjatë gjithë sezonit, mirëpo në fund e humbën në tavolinë (për shkak të mospagesës së futbollistëve senegalezë, ekipit i’u hoqën 6-të pikë). Shkëndija të dielën udhëton për në Strumicë, ku do të takohet më Bellasicën. Nga tabori i “kuq e zinjëve” paralajmërojnë se me të gjitha forcat e tyre do të kërkojnë fitore.
“Ne respektojmë maksimalisht Bellasicën, mirëpo mendoj se jemi ekip më kualitativ dhe sigurisht që do të kërkojmë fitore. Edhe pse qëllimi është inkuadrim në Ligën e Parë, megjithatë sigurisht që në kovenon të përfudojmë sezonin si lider. Të gjithë futbollistët premtojnë se do të japin maksimumin e forcave të tyre dhe mendoj se kjo gjë do të jetë e mjaftueshme për fitore”, – deklaroi drejtori i Shkëndijës, Idriz Ibishi.
Në Kërçovë do të zhvillohet derbi shqiptar, ku Vllazërimi përballë Dritës do të përshëndetet para tifozëve të vet me Ligën e Dytë, pasi në sezonin e ardshëm do të luajnë një kategori më poshtë. Vllaznimi i Strugës është mysafir i Lokomotivës, ndërsa Ohri pret Miravcin.

Dyshet e javës së 25-të:
Napredoku-Skopje,
Bellasica-Shkëndija,
11 Oktomvri-Bregallnica,
Vllazërimi-Drita,
Ohri-Miravci,
Novaci-Cementarnica,
Lokomotiva-Vllaznimi Trim Lum.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *