Home / Sport / SHKËNDIJA KËRKON KUPËN

SHKËNDIJA KËRKON KUPËN

“Ne gjatë gjithë sezonit kemi treguar lojra të mira, duke konfirmuar se bëhet fjalë për një gjeneratë të jashtëzakonshme. Ne do luajmë për të fituar, me qëllim që sezonin ta kurorëzojmë me trofe. Të gjithë futbollistët janë të gatshëm të japin maksimumin dhe shpresojmë se festën me rastin e inkuadrimit të Shkëndijës në Ligën e Parë, ta madhështojmë me fitimin e kupës në kategori të juniorëve”,-tha Livoreka.

Festa e madhe që kaploi Tetovën me rastin e rrikthimit të KF Shkëndija në Ligën e Parë të Maqedonisë, të shtunën mund të vazhdojë, nëse juniorët e kësaj skuadre arrijnë të fitojnë Kupën e Maqedonisë për të rrinjë. Të shtunën në stadiumin Goce Dellçev në Prilep, zhvillohet finalja e madhe e Kupës për juniorë, ku takohen Vardari dhe Shkëndija. Për skuadrën tetovare ky është moment historik, pasi për herë të parë në historinë e tyre, ekipi i juniorëve do të luajë në finale. Rikujtojmë se të rrinjtë e Shkëndijës këtë sezon u shpallën kampionë në Ligën e Dytë për juniroë, ndërsa eliminuan Makedonija Gj.P. në gjysmëfinale të play-offit, ndërsa në finale do të luajnë po ashtu me Vardarin, kështu që janë në konkurencë për tu shpallur kampion absolut në Maqedoni, kuptohet në kategorinë e të rrinjëve. Ekipi i udhëhequr nga trajneri Bashkim Livoreka këtë vit tregoi cilësi të lartë, duke paralajmëruar se Shkëndija nuk duhet të brengoset për të ardhmen. Vlen të ceket se një pjesë e futbollistëve që të shtunën do të luajnë në finale për ekipin e juniorëve, tani më një kohë janë pjesë e ekipit të parë. Trajneri Livoreka shpreson se do të arrijnë të mundin Vardarin, duke arritur që Shkëndijës t’i sjellin trofeun e parë të kampionit në çfarëdo konkurence.
“Ne gjatë gjithë sezonit kemi treguar lojra të mira, duke konfirmuar se bëhet fjalë për një gjeneratë të jashtëzakonshme. Ne do luajmë për të fituar, me qëllim që sezonin ta kurorëzojmë me trofe. Të gjithë futbollistët janë të gatshëm të japin maksimumin dhe shpresojmë se festën me rastin e inkuadrimit të Shkëndijës në Ligën e Parë, ta madhështojmë me fitimin e kupës në kategori të juniorëve”,-tha Livoreka.
Për skuadrën kjo është finalja e parë, ndërsa 5 herë kanë arritur të fitojnë titullin. Vitin e kaluar ata mundën me penalti nga Pelisteri, derisa loja u mbyll 1:1. Ndërkohë për Shkëndijën kjo është hera e parë që kualifikohen në finale, deri sa të gjithë në taborin e tetovarëve presin që nga Prilepi të kthehen me trofe.
Ndeshja Vardari-Shkëndija zhvillohet të shtunën në stadiumin e qytetit në Prilep, me fillim në orën 16:00.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *