Home / Sport / Shkëndija ndalet në Prilep

Shkëndija ndalet në Prilep

Tetovarët edhe pse në Prilep udhëtuan me ambicie për të vazhduar serinë e fitoreve, megjithatë nga taje u kthyen duarzbrazët, pasi u mundën 1:0.

Për shkak të festës së 1 majit, ndeshjet e javës së 23-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë në futboll u zhvilluan një ditë më herët se zakonisht. Sigurisht që nga rezultatet e arritura spikat disfata e liderit të renditjes Shkëndijës në duelin me 11 Oktomvrin, ndërsa konkurentët tjerë për kualifikim në Ligën e Parë morën pikët sipas planit. Tetovarët edhe pse në Prilep udhëtuan me ambicie për të vazhduar serinë e fitoreve, megjithatë nga taje u kthyen duarzbrazët, pasi u mundën 1:0. Shkëndija në këtë takim pati rastet e veta për të barazuar, mirëpo nuk mundi të bëjmë shumë pasi luajti me 1 futbollist më pak, pas ndëshkimit të Idrizit me karton të kuq. Napredoku që gjendet në pozitën e katërt ishte skuadra që shënoi fitoren më bindëse në këtë javë, duke deklasuar 5:0 Cementarnicën dhe në këtë mënyrë mbajti hapin Bregallnicën dhe Skopjen. Skopje edhe më tej ruan pozitën e dytë, pasi dy javë me rradhë arrin që në cilësi të mysafirit të nxjerrë nga tre pikët në udhëtime të papërshtatshme edhe atë ndaj dy skuadrave shqiptare. Pas fitores 3:2 ndaj Dritës në Bogovinë para një jave, tani Skopje fitoi 2:0 në Strugë, përballë Vllaznimit. Mirëpo Bregallnica e Shtipit nuk ka lejuar që Skopje t’i distancohet në pikë, pasi edhe ata morën fitoren 1:0 në fushë të Lokomotivës. Drita e Bogovinës regjistroi një tjetër disfatë në teren mysafir, tani duke u mundur 3:2 nga Ohri. Vllazërimi i Kërcovës që moti ka humbur gjasat për mbijetesë në këtë kategori, mirëpo kjo nuk i pengoi që të luajnë pa gola në Strumicë me Bellasicën. Novaci shënoi fitoren e rradhës, kësaj here duke fituar me rezultat minimal ndaj Miravcit.

Dyshet e javës së 23-të:
Ohri-Drita 3:2
Bellasica-Vllazërimi 0:0
Novaci-Miravci 1:0
11 Oktomvri-Shkëndija 1:0
Napredoku-Cementarnica 5:0
Lokomotiva-Bregallnica 0:1
Vllaznimi-Skopje 0:2

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *