Home / Sport / Shkëndija takohet me Novacin

Shkëndija takohet me Novacin

Shkëndija e cila shihej si lider i padiskutueshëm dhe anëtar i sigurtë i Ligës së Parë, pas heqjes së pikëve, tani ka rënë në pozitën e tretë. Tetovarët tani duhet të fitojnë dy përballjet e fundit si vendas kundër Novacit dhe Ohrit, ndërsa mes këtyre dy takimeve luajnë me Bellasicën në Strumicë.

Pas ngjarjeve të fundit që përfshinë futbollin e Maqedonisë, kur me direktivë të FIFA-s skuadra e Pobedës së Prilepit u përjashtua për 8 vite nga të gjithë garat që organizohen nga FFM-ja, ndërsa Shkëdnijës së Tetovës i’u morën 6-të pikë (për shkak të mospagesës së futbollistëve nga Senegali), janë shtuar paqartësitë në të dyja ligat. Shkëndija e cila shihej si lider i padiskutueshëm dhe anëtar i sigurtë i Ligës së Parë, pas heqjes së pikëve, tani ka rënë në pozitën e tretë (edhe kjo pozitë drejtëpërsëdrejti siguron kualifikim në Ligën e Parë, pasi nga elita është përjashtuar Pobeda, ndërsa më herët garat braktisën Makedonija Gj.P. dhe Slloga J.). Tetovarët tani duhet të fitojnë dy përballjet e fundit si vendas kundër Novacit dhe Ohrit, ndërsa mes këtyre dy takimeve luajnë me Bellasicën në Strumicë. Shkëndija deri në fund ka nevojë për 6-të pikë, për të ruajtur pozitën e tretë, që kërkohet edhe nga Napredoku. Pikërisht për këtë qëllim, “kuq e zinjtë” janë të vedosur që sot kundër Novacit në Stadiumin e Qytetit në Tetovë të mos lejojnë befasi dhe me lojë të sigurtë të rregjistrojnë tre pikët e reja në drejtim të përmbushjes së ambicieve. Skuadra nga afërsia e Manastirit është borxhli i Shkëndijës, pasi pikërisht Novaci është njëri prej tre kundërshtarëve që këtë sezon kanë mundur Shkëndijën (në vjeshtë Shkëndija u mund nga Vllaznimi 2:1 dhe Novaci 2:0, ndërsa javën e kaluar pësoi nga 11 Oktomvri 1:0). Në taborin e “kuq e zinjëve” dëshirojnë që ngjarjet e fundit t’ia lënë të së kaluarës dhe janë të vendosur që punën e vet ta kryejnë në mënyrë të ndershme, për të siguruar kualifikimin në Ligën e Parë. Ata gjatë gjithë sezonit ishin lider të renditjes dhe tani pa të drejtë, pa fajin e tyre, duhet të përjetojnë gabimet dhe borxhet e dikuj tjetër.”Nuk kemi shumë vend për kalkulime. Qëllimi jonë është që deri në fund t’i fitojmë të trija përballjet që na kanë mbetur. Ne edhe me vendin e tretë inkuadrohemi në Ligën e Parë, mirëpo kemi shpresa se deri në fund mund të zëmë edhe vendin e dytë. Dua të ceki se gjatë gjithë sezonit kemi luftuar për të qenë të partë dhe tani pa të drejtë gjendemi në vendin e tretë, edhe pse nëse shikojmë rezultatet dhe fitoret ne dalim dominues. Si do që te jetë ne kemi kualitet që të përmbushim ambiciet tona dhe aspak nuk ndryshojmë nga ky drejtim. Atmosfera në ekip edhe më tej është në nivel dhe presim që sot të mposhtim Novacin pa problem”, – deklaroi kamiteni i Shkëndijës, Burhan Emrullahu. Shkëndija në takimin e sotëm do të jetë e kompletuar, ndërsa mungon vetëm Mensur Idrizi për shkak të kartonit të kuq të marrë në takimin e javës së kaluar kundër 11 Oktomvrit, ndërsa për Muhamed Huseinin që më parë ky sezon ka përfunduar.
Skuadra e Skopjes, pas heqjes së pikëve të Shkëndijës ka marrë kryesimin e Ligës së Dytë dhe janë në prag të sigurimit të elitës. Ata kanë nevojë vetëm për një fitore për të siguruar edhe matematikisht rrikthimin në rangun më të lartë të garave në Maqedoni. “Piratët” të mërkurën lëshuan rastin që për herë të parë të gjenden në finalen e Kupës së Maqedonisë, pasi u eliminuan nga Teteksi, ndërsa sot në fushë të tyre përballë Lokomotivës janë të vendosur të zgjidhin të gjitha dilemat rreth Ligës së Parë. Derbi i madh i Ligës së Dytë do të zhvillohet në Shtip, ku Bregallnica e vendit të dytë, përballet me skuadrën e vendit të katërt, Napredokun. Vendasit kërkojnë fitore për të qenë të sigurtë, ndërkohë miqtë synojnë të arrijnë pozitën e tretë që mban Shkëndija.
Në Bogovinë do të zhvillohet derbi shqiptar, ku Drita pret ekipin strugan Vllaznimin. Ky takim nuk vendos asgjë, prandaj pritet që fubollistët e të dyja skuadrave pa ndonjë ngarkesë të tregojnë kualitetet e tyre për të kënaqur ata që do të jenë të pranishëm për të ndjekur këtë përballje.
Vllazërimi i Kërcovës që tani me gjendet në Ligën e Tretë, në fushë të vet takohet me Ohrin, Miravci ndeshet me Bellasicën, ndërsa Cementarnica në fushë të vet pret 11 Oktomvrin.

Dyshet e javës së 24:
Shkëndija-Novaci
Skopje-Lokomotiva
Bregallnica-Napredoku
Drita-Vllaznimi Trim Lum
Vllazërimi-Ohri
Miravci-Bellasica dhe
Cementarnica-11 Oktomvri.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *