Home / Lajme / Maqedoni / Shkup:Protesta kundër diskriminit të shqiptarëve

Shkup:Protesta kundër diskriminit të shqiptarëve

10 maj-
Nën masa të repta policore mijëra qytetarë shqiptarë sot kanë protestuar rrugëve të kryqyetit të Maqedonisë, para Parlamentit, Qeverisë, dhe gjykatave themelore. Gjykata që dënon shqiptarët e pafajshëm, Parlamenti i dominuar nga maqedonasit që sjellin ligje antishqiptare si dhe Qeveria që aplikon më pas ligje antishqiptare”, kanë theksuar organizatorët. Nga informacionet e para të organizatorëve të protestës, bëhet e ditur se pjesëmarrës kanë qenë rreth 7 mijë protestues. Protesta ka përfunduar pas asnjë incident.

Marshi i mijëra protestuesve pas defilimit para Parlamentit, më pas është ndaluar para Qeverisë, ku Këshilli i Organizatave Shqiptare (KOSH) ka lexuar edhe letrën publike me kërkesat e saja.

Faton Muhameti nga KOSH theksoi se protesta e këtill detyroi shqiptarët që të dalin në rrugë në shenjë revolte kundër diskriminimit qeveritar antishqiptar. Organizatorët theksuan se marshi protestues nga Gjykatat, më pas Parlamenti dhe në fund Qeveria, simbolizon trinomin diskriminues institucional kundër shqiptarëve në Maqedoni. “Gjykata që dënon shqiptarët e pafajshëm, Parlamenti i dominuar nga maqedonasit që sjellin ligje antishqiptare si dhe Qeveria që aplikon më pas ligje antishqiptare”, kanë theksuar organizatorët, raporton agjencia e lajmeve INA.

Ndër kërkesat e shpalosur nga protestuesit janë: lirimi urgjent i të burgosurëve të rasteve të Sopotit, Brodecit; ndërprerja e procesve të hapura të Hagës; ndriçimi i fatit të personave të zhdukur nga uniformat zyrtare në vitin 2001 e më tej, ndërprerja e politikave diskriminuese në arsim, ekonomi dhe kulturë; ndërprerja e projektit Shkupi 2014, zgjidhja urgjente e përdorimit të gjuhës shqipe, simboleve kombëtare dhe ndarja e buxhetit në bazë proporcionale etj.

KOSH i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyrë në sistemin respresiv të pushtetit gjyqësor në Maqedoni dhe ndaj institucioneve të tjera represive. “Barazia e plotë e dy komuniteteve kryesore është rruga e vetme dhe me sigurt për të arritur në BE dhe NATO. Rruga jonë e vetme është integrimi në BE dhe NATO”, ka theksuar Valon Bela nga KOSH, i cili ka faleminderuar për pjesëmarrje mijëra protestuesit në protestën “Për Drejtësi”.

Protestuesit janë shpërndarë në mënyrë të qetë, nën mbikqyrjen e forcave të mëdha të sigurisë që janë të pozicionuara për të siguruar rendin dhe qetësinë për gjatë vijës së protestuesve në rrugët qendrore të Shkupit. Nga informacionet e para të organizatorëve të protestës, bëhet e ditur se pjesëmarrës kanë qenë rreth 5 mijë protestues.

Numri i vogël i pjesëmarrësve në protestën e sotme është porosi e fuqishme deri te të gjithë faktorët se shqiptarët në Republikën e Maqedonisë janë të gatshëm që kërkesat dhe problemet e tyre t’i zgjidhin përmes institucioneve të sistemit, deklaroi pasdite zëdhënësi i Qeverisë, Shefik Duraku.

Ai mohon se në protestë kanë marrë pjesë anëtarë dhe simpatizantë të BDI-së, partner i koalicionit qeveritar.

“BDI-ja edhe paraprakisht ka pasur qëndrim se nuk i përkrah protestat dhe se pjesëmarrja jonë në Qeveri është dëshmi e mjaftueshme se shumica e shqiptarëve e mbështesin zgjidhjen institucionale të problemeve”, tha Duraku.

Sipas tij, protestat janë e drejtë e garantuar kushtetuese e të gjithë qytetarëve në Maqedoni që ta shprehin pakënaqësinë e tyre.(Nga Shkupi Senat Zylbehari)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *