Home / Sport / Shou i Barcelonës në Villareal

Shou i Barcelonës në Villareal

Barcelona tuboi 90 pikë në kuotën e saj me fitoren që shënoi me rezultat 4:1 si udhëtues kundër Villarealit, në ndeshjen e javës së 35-të të Kampionatit të Spanjës në futboll.

Barcelona bëri shou të vërtetë në Villareal dhe dëshmoi se është superskuadër në kampionatin spanjoll. Barcelonën në asnjë mënyrë nuk e kishte shokuar eliminimi në Champions League, por në kampionatin spanjoll bëri të ditur se është në formë të lartë. Qysh në 45 minutat e parë Barcelona pati epërsi 3:0 dhe kreu pothuajse tërë punën.
Lionel Messi në minutën e 19-të ka shënuar për rezultatin 1:0 dhe pas 15 minutave lojë (34′) Havi shënoi për shifrat 2:0. Krkiq shtoi epërsinë në 3:0 tre minuta para përfundimit të pjesës së parë. Lojë e mirë edhe në pjesën e dytë megjithëse nëndëtësja e verdhë u mundua ta sfidojë kampionin, por kot. Në minutën e 67-të Llorente shënoi golin e nderit për Villarrealin dhe 3:1. Messi sërish shënoi dhe kësaj here për epërsinë 4:1 pikërisht në minutën e 88-të. Ky ishte goli i dytë i tij dhe që i dha vulë fitores së Barcelonës, e cila kryeson tabelën me 90 pikë dhe ka katër pikë më shumë se Reali, i cili renditet i dytë, por të dielën mbrëma në shtëpi pret Osasunën.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *