Home / Lajme / Maqedoni / Shpërndahen kontejnerët e parë për amvisëri në Poroj dhe Reçicë

Shpërndahen kontejnerët e parë për amvisëri në Poroj dhe Reçicë

19 maj-
“Ky aksion do të ndikoj në ruajtjen e higjienës dhe në ngritjen e cilësisë së shërbimeve komunale nga ana e NPK-Tetovës”, tha Iljaz Halimi, udhëheqësi i sektorit për veprimtari publike në komunën e Tetovës.

Të mërkurën, Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”, edhe në fshatin Poroj ka bërë shpërndarjen e kontejnerëve për amvisëri për gjithë qytetarët e këtij vendbanimi. Kontejnerë për amvisëri do të shpërndahen në të gjitha vendbanimet e komunës së Tetovës, me qëllim që higjiena të jetë në nivele shumë më të larta.

“Ky aksion do të ndikoj në ruajtjen e higjienës dhe në ngritjen e cilësisë së shërbimeve komunale nga ana e NPK-Tetovës”, tha Iljaz Halimi, udhëheqësi i sektorit për veprimtari publike në komunën e Tetovës.

Qytetarët e fshatit Poroj e kanë mirëpritur këtë aksion të komunës së Tetovës.

“Ky aksion është shumë i mirëseardhur për qytetarët e fshatit Poroj, kjo do të ndikoj në ruajtjen e higjienës në fshat dhe do të ris besueshmërinë e qytetarëve për shlyerjen e faktuarve”, tha kryetari i Bashkësisë lokale të fshatit Poroj, Imer Kurtishi.
dërmarrja Publike Komunale “Tetova”, në Reçicë të Madhe ka bërë shpërndarjen e kontejnerëve të parë për amvisëri për gjithë qytetarët në këtë vendbanim.

“Ky aksion do të vazhdojë edhe më tej, në të gjitha fshatrat e komunës së Tetovës. Kemi filluar nga Reçica e Madhe, sepse këtu kufizohemi me komunën e Bogovinës”, tha kryetari i komunës së Tetovës Prof. Dr Sadi Bexheti.
Kryetari Bexheti tha se Komuna e Tetovës ka marrë për angazhim që të bëjë ngritjen e nivelit të higjienës, ndërsa në këtë projekt do të përfshihen të gjitha fshatrat me qëllim të krijimit të kushteve sa më të përshtatshme për qytetarët.

“E kemi marrë këtë aksion për krijimin e kushteve sa më të mira dhe më të përshtatshme për hedhjen e mbeturinave dhe njëkohësisht bartjen e tyre”, tha drejtori i NPK-Tetova Hasan Luma. Ai, njëkohësisht, iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shlyejnë obligimet ndaj NPK-Tetova, me qëllim të rritjen së efikasitetit dhe ngritjes së cilësisë së shërbimeve komunale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *