Home / Sport / Shqipëria, me pesë skuadra në Europë?

Shqipëria, me pesë skuadra në Europë?

UEFA lajmëroi FSHF-në se vendi ynë mund të përfaqësohet me një skuadër të pestë për shkak të bonusit nga kriteri i “fair-paly”-t.

Shqipëria mund të përfaqësohet me pesë dhe jo katër skuadra sezonin e ardhshëm në kompeticionet europiane: një në Ligën e Kampionëve (Dinamo si kampione) dhe katër në Ligën e Europës (Besa, si fituese e Kupës, Tirana, Laçi dhe një skuadër tjetër).

Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur se ka pasur një njoftim nga UEFA, prej të cilit Shqipëria mund të përfitojë një vend në Europë nga bonusi për skuadrat “fair-play”. Duke parë se Laçi e Tirana (përkatësisht në vendet 3 dhe 4) mund të luajnë pa “ndimën” e UEFA-s në Ligën e Europës, atëherë FSHF-ja do të përcaktojë edhe skuadrën shqiptare “fair-play”, e cila mund të zgjidhet midis Skënderbeut dhe Teutës.

Vllaznia (është në hetim nga UEFA), Flamurtari (ka pasur disa incidente gjatë zhvillimit të kampionatit) dhe Apolonia (ka lëshuar akuza publike për shitje ndeshjesh ndaj lojtarëve të saj) ka të ngjarë të mos plotësojnë kriteret e “fair-play”-t.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *