Home / Sport / Sinjale nga Ukraina për Hamdi Salihin

Sinjale nga Ukraina për Hamdi Salihin

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, kërkohet nga një skuadër e kampionatit ukrainas.

Burime pranë futbollistit të Rapidit të Vjenës në kampionatin austriak, konfirmojnë se bëhet fjalë për një nga ekipet kryesore ukrainase, megjithëse nuk përmendet emri i skuadrës. Një menaxher nga Ukraina ka qenë i pranishëm në stadiumin e Podgoricës për të ndjekur miqësoren midis Malit të Zi dhe Shqipërisë më 25 maj.

Në këtë ndeshje Salihi nuk ka qenë shumë aktiv, pasi Kuzhe e vendosi disi jashtë pozicionit të tij të zakonshëm. Por arriti të shënojë një gol spektakolar në pjesën e dytë, që i dha edhe fitoren kuqezinjve. Interesi për shkodranin ka lindur kohë më parë, pas sezonit të mirë që ka bërë me Rapidin e Vjenës këtë vit.

Megjithatë, duket e vështirë austriakët të lënë të lirë 26-vjeçarin, sidomos pas mbylljes që i bëri sezonit me tre gola në ndeshjen e fundit. Ende nuk ka asnjë ofertë konkrete, por nëse nga Rapidi vihet një çmim i arsyeshëm, destinacioni i ardhshëm i bomberit shkodran mund të jetë Ukraina.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *