Home / Sport / Sonte finalja e tetë italo-gjermane

Sonte finalja e tetë italo-gjermane

Bajern-Inter është përballja e tetë mes klubeve gjermane dhe italiane në finalet e kupave të Evropës.

Në fakt, për Bajernin kjo është hera e parë që gjen në finale një ekip italian, ndërsa Interi të vetmen eksperiencë e shënon nga viti 1997, ku në finalen e Kupës Uefa ndeshet me Shalke 04. Italianët u mposhten nga gjuajtjet e penalltive, pasi ndeshjet vajtje-kthim patën përfunduar të dyja me rezultatin 1-0 në favor të ekipeve pritëse.

Ndërkohë, në Ligën e Kampionëve kjo është përballja e tretë italo-gjermane, ku në dy të parat është Juventusi që ka pësuar disfatë, në finalen e vitit 1983 mundet nga Hamburgu dhe në vitin 1997 mundet nga Borusia e Dortmundit.

Të gjitha finalet italo-gjermane për klube

LIGA E KAMPIONËVE

1982-83 Hamburg – Juventus 1-0
1996-97 B. Dortmund – Juventus 3-1

KUPA E KUPAVE

1967-68 Milan – Hamburg 2-0
1973-74 Magdeburg – Milan 2-0

KUPA UEFA

1988-89 Napoli – Shtutgart 2-1 / 3-3
1992-93 B. Dortmund – Juventus 1-3 / 0-3
1996-97 Inter – Shalke 04 1-0 / 0-1 (1-4 fiton Shalke pas penalltive)

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *