Home / Sport / Speciale / Nga Baxho te Pele, ja 10 yjet e Botërorëve

Speciale / Nga Baxho te Pele, ja 10 yjet e Botërorëve

Edicioni online i “Eurosport” ka stiluar një renditje të dhjetë futbollistëve më të mirë të Botërorëve në vite, të atyre që kanë lënë gjurmë të thella në memorien e të gjithëve.

Më të mirët e më të mirëve. Më të shkëlqyerit e 18 Kampionatëve Botërorë. Një listë e përzgjedhur me kujdes, me emra që kanë vendosur rekorde si braziliani Pele (tri herë Kampion i Botës), kanë dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme në driblim, kanë pasur jetëgjatësinë më të madhe në finalet e Botërorëve si gjermani Mateus (pjesëmarrës në pesë Botërorë), apo gjeni të tillë si Johan Krujf dhe virtuozë si Mishel Platini e Roberto Baxho. Një listë intriguese që ia vlen ta lexosh me një frymë…

1 – Pele (Brazil)
Edison Arantes do Nascimento apo shkurt “Pelè”. Gazeta britanike “Sunday Times”, menjëherë pas finales së Botërorit të vitit 1970, pyeste se si duhej të përshkruhej Pele. I mbiquajtur “Perla e zezë”, ai është i njohur sidomos me pagëzimin “O Rei” (Mbreti). Pele mban akoma rekordin e golave të realizuar në karrierën e tij: 1281 gola në 1363 ndeshje, si askush tjetër. Është i vetmi lojtar në historinë e futbollit që ka fituar tre Kampionatë Botërorë: 1958, 1962 e 1970.

2 – Diego Armando Maradona (Argjentinë)
Fitoi vetëm një Botëror, por e fitoi praktikisht i vetëm. Që është një prej më të mëdhenjve, nuk ka mbetur për ta zbuluar sot: është shndërruar në një prej personazheve më të diskutuar të historisë së futbollit. Goli i realizuar kundër Anglisë në çerekfinalet e Kampionatit Botëror të Meksikës është votuar si më i bukuri i të gjithë historisë së Botërorëve.

3 – Johan Krujf (Hollandë)
Nuk e kishte numrin 10 në bluzën e tij, por numri “14” mund të lexohet edhe si “10”. Interpretuesi më i kualifikuar i “futbollit total”, me të cilin Ajaksi dhe Hollanda e viteve 1970 ishte e dashuruar pafundësisht. Krujf fitoi tre “Topa të Artë”, por befasisht humbi Botërorin e vitit 1974 kundër Gjermanisë. Një karrierë unike e parë në mënyrë “totale”. Është e famshme fraza me të cilën Alfredo Di Stefano e prezantoi: “Nuk është sulmues, por shënon shumë gola; nuk është mbrojtës, por nuk humbet kurrë një dyluftim; nuk është regjisor, por luan çdo top në interes të shokëve…”.

4 – Zinedin Zidan (Francë)
Kujtimi i “Zizu”-së është i freskët. Me dopietën në finalen e Botërorit të vitit 1998 është për francezët akoma edhe më i rëndësishëm se Platini. Sigurisht, mënyra se si ai e përfundoi karrierën e tij nuk ishte mënyra më e mirë për të kujtuar një lojtar për atë që dhuronte në fushë. Ndoshta nuk mund të vijë kurrë një futbollist që vallëzonte në mesin e fushës me topin në këmbë.

5 – Mishel Platini (Francë)
Regjisor superfin, mesfushor fantazist i klasit ndërkombëtar dhe për më tepër, një golashënues i dorës së parë: tri herë “pichichi” (golashënuesi) më i mirë i Serisë A. Ky ishte “Le Roi Mishel” (Mbreti Mishel), që e ka fituar këtë nofkë pikërisht falë teknikës së tij të pakufishme dhe qëndrimit të tij natyral që e bëri një lider të padiskutueshëm, me Juventusin dhe me bluzën e kombëtares franceze. Mori pjesë në tri faza finale të Kampionatëve Botërorë. Rezultati i tij më i mirë ishte i treti në vitin 1986, edhe pse kulmi i karrierës së tij ishte Europiani i fituar në vitin 1984: ishte kryegolashënuesi i këtij edicioni me 9 gola në vetëm 5 ndeshje.

6 – Ziko (Brazili)
Artur Antunes Koimbra, apo siç njihet publikisht “Ziko”. Në atë kohë “France Football” nuk i kishte hapur akoma kufijtë, që Ziko të fitonte “Topin e Artë”, por ai kishte fituar “Topin e Artë” të Amerikës së Jugut (1977, 1981 e 1982). Thelbësor në regji dhe në driblim, Ziko kishte një gjuajtje të pabesueshme: një nga karakteristikat e tij kryesore ishin goditjet e dënimit. Mori pjesë në tre Botërorë: 1978, 1982 dhe 1986, por nuk arriti të fitojë asnjë trofe. Për të ardhur keq, për dikë që me kombëtaren e tij, përfshirë dhe ndeshjet jozyrtare, ka realizuar 66 gola në 88 ndeshje.

7 – Lotar Mateus (Gjermani)
Ndoshta nuk e ka teknikën e lojtarëve të mëdhenj, por sigurisht që i madhi Lotar është një prej atyre që ka më shumë të drejtë të përfshihet në këtë klasifikim: pesë Botërorë të luajtur (1982, 1986, 1990, 1994 e 1998). Në atë të vitit 1990, të fituar nga Gjermania, ishte protagonist. Me 25 ndeshje të luajtura, Mateus është edhe lojtari që ka zhvilluar më shumë ndeshje në finalet e Botërorëve. Interi dhe Bajerni i Mynihut janë skuadrat për të cilat luajti gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, që i dha mundësinë për të fituar përveç “Topit të Artë” në vitin 1990, edhe Kampionatin Europian 1980.

8 – Xhuzepe Meaca (Itali)
Simbol i Italisë Kampione Bote në vitin 1934 dhe 1938, Meaca ishte ndoshta talenti i parë më i madh i kombëtares “Axurre” në nivelin ndërkombëtar e që i dhuroi italianëve dy nga katër Botërorët e fituar deri tani. I jashtëzakonshëm në driblim dhe i shpejtë me topin në këmbë, Meaca ishte lojtari mbi të cilin mbështetej kombëtarja e Italisë. E veçantë mënyra se si i gjuante penalltitë: me pas të dyfishtë. Me 33 gola, është “topçiu” i dytë më i mirë i të gjitha kohërave i Italisë, pas Xhixhi Rivës.

9 – Huan Alberto Skiafino (Uruguai)
Kampion i Botës me kombëtaren uruguaiane në Botërorin e vitit 1950 është konsideruar si një prej më të mëdhenjve në historinë e futbollit. Kujtimi i tij është ndoshta pak i largët e ka nevojë për rifreskimin e memories. Skiafino ishte një lojtar i pajisur me një teknikë super-fine, plus vizionit të lojës dhe inteligjencës taktike, jashtë të zakonshmes: autori i golit të Uruguait që barazoi rrjetën e avantazhit të Brazilit në finalen e Botërorit të vitit 1950 (Giga shënoi golin e fitores 2-1). Skiafino ka luajtur edhe me Milanin e Romën, madje veshi në katër ndeshje edhe fanellën e kombëtares së Italisë.

10 – Roberto Baxho (Itali)
Tri janë fazat e Botërorëve në të cilat “Divin Codino” ka marrë pjesë e sigurisht ka shënuar edhe gola: “Italia 1990”, “SHBA 1994” dhe “Francë 1998”. Me 27 gola të realizuar është një prej golashënuesve më të mirë të kombëtares italiane. Një talent i jashtëzakonshëm dhe i dashuruar me golin, Baxho është një prej lojtarëve më të dashur të pasionuarve të futbollit italian. Edhe pse ka pasur shumë dëmtime gjatë karrierës, gjithmonë ka bërë ndeshje të mëdha: një shembull për të gjithë.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *