Home / Lajme / Maqedoni / Sulmohet Tanusha, zmbrapsen helikopterët!

Sulmohet Tanusha, zmbrapsen helikopterët!

14 maj-
“Rreth orës 17:00 një helikopter i policisë së Maqedonisë kishte dashur të futet në Tanushë, por djemtë e tanë e kanë gjuajtur atë dhe nga frika e ka ndërruar destinacionin, sa që ka arrit diku mbi Kaçanik”, tha për “Lajm” komandant Hoxha.

Helikopterë të policisë së Maqedonisë gjatë ditës së mërkurë në mbrëmje kanë tentuar të futen në fshatin Tanushë, por ata janë zmbrapsur pasi në drejtim të tyre ishte shkëmbyer zjarr nga grupet e armatosura shqiptare të udhëhequra nga Xhezair Shaqiri-Hoxha. “Rreth orës 17:00 një helikopter i policisë së Maqedonisë kishte dashur të futet në Tanushë, por djemtë e tanë e kanë gjuajtur atë dhe nga frika e ka ndërruar destinacionin, sa që ka arrit diku mbi Kaçanik”, tha për “Lajm” komandant Hoxha.

Ai theksoi se gjatë ditës së enjte situata ka qenë e qetë dhe nuk është vërejtur ndonjë lëvizje e forcave maqedonase në këtë rajon. “Sot (e enjte) nuk ka pasur asgjë. Është qetë. Ne jemi të përgatitur dhe do t’i përgjigjemi çdo provokimi”, tha Hoxha.

Aksioni i policisë Maqedonase dhe fluturimet me helikopterë në këtë rajon kanë ndodhur të njëjtën ditë kur ishin vrarë katër shqiptarë në afërsi të fshatit Radushë.

Ndërkaq, burime të gazetës pohojnë se përgatitje për ndonjë aksion tjetër të mundshëm po bëhen edhe në Armatën e Maqedonisë. Ushtarë shqiptarë të ARM-së kanë pohuar se u janë ndarë armë vetëm ushtarëve maqedonas, kurse ushtarëve shqiptarë nuk iu japin mundësi të kenë informata se çfarë në të vërtetë po ndodhë. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Sashko Dimov ka mohuar se ushtria po përgatitet për ndonjë aksion të mundshëm. “Ju them me përgjegjësinë më të madhe se në ushtri gjithçka po vazhdon në mënyrë të rregullt. Nuk ka asnjë lloj organizimi ose diferencimi të ushtarëve”, tha Dimov.

Pas vrasjes së katër shqiptarëve në furgonin që sipas policisë bartej armatim, janë shtuar kontrollet e policisë në të gjitha akset rrugore të Maqedonisë veri-perëndimore

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *