Home / Lajme / Maqedoni / Takimi Ivanov dhe liderët politik pa asnjë rezultat për situatën

Takimi Ivanov dhe liderët politik pa asnjë rezultat për situatën

15 maj-
Gruevski, Cervenkovski, Ahmeti dhe presidenti Ivanov, kane biseduar per gjithçka por jo edh per situaten e fundit te krijuar ne vend pas vrasjes se kater shqiptareve dhe bastisjes ne zonat e banuara me shqiptare, ne rajonin e Tetovës

Bllokimi i dialogut politik dhe zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Maqedoni kanë qenë tema të takimit të sotëm të presidentit Gjorgje Ivanov me krerët e partive politike në Katllanovë. Në takimin e ftuar nga presidenti kanë marrë pjesë lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri, Nikolla Gruevski, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti si dhe lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski. Takimin e kanë refuzuar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ai i DR-së, Imer Selmani.

Presidenti Ivanov bëri të ditur se në takim është diskutuar çështja e sigurisë dhe kontesti i emrit me Greqinë. “Disa struktura me këmbëngulësi po tentojnë që të shkelin ligjet dhe se ndaj tyre me këtë rast do të pasojnë sanksione përkatëse. Forcat e sigurisë janë duke e bërë punën e tyre dhe andaj nuk ka nevojë për të thirrur Këshillin Shtetëror të Sigurisë”, ka theksuar Ivanov, duke komentuar incidentet e fundit dhe gjetjen e armëve në Bllacë dhe Radushë. Presidenti ka shtuar se këto takime janë në shërbim të vazhdimit të dialogut politik në vend.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit ka theksuar se ai dhe partia e tij nuk mbështesin asnjë lloj dhune, për shkak se sipas tij, dhuna nuk është mënyrë e mirë për tu ballafaquar me problemet.

“I bëjë thirrje që të gjitha palëve që t`i rreken aktiviteteve për të zgjedhur problemet me të cilat po ballafaqohet shteti.Të gjithë faktorët politik duhet të marrin përgjegjësinë për të tejkaluar problemin me emrin, për shkak se bëhet fjalë për pengesë serioze për integrimet evropiane”, ka theksuar Ahmeti, duke shtuar se Maqedoni nuk ka alternativë tjetër përveç perspektivës euroatlantike.

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski deklaroi se po jepen përpjekje maksimale për të gjetur zgjidhje të pranueshme për emrin për qytetarët, e cila do të kalonte nëpërmjet një referendumi. “Maqedonia fuqimisht është e interesuar për të zgjidhur kontestin e emrit. Shpresoj se kjo çështje është në interes edhe të Greqisë, për shkak se edhe ata po harxhojnë kohë”, ka theksuar Gruevski, duke potencuar agjendën që ka biseduar me presidentin Ivanov dhe liderët e partive. Ai ka shprehur faleminderime për përpjekjet e SHBA-ve për të tejkaluar problemin e emrit.
Gruevski, Cervenkovski, Ahmeti dhe presidenti Ivanov, kane biseduar per gjithçka por jo edh per situaten e fundit te krijuar ne vend pas vrasjes se kater shqiptareve dhe bastisjes ne zonat e banuara me shqiptare, ne rajonin e Tetovës

Kryetari i LSDM-së opozitare, Branko Cërvenkovski deklaroi se nëse rast se prolongohet zgjidhja e kontestit të emrit, atëherë sipas tij, integrimi euroatlantik i vendit mbetet i bllokuar. “Mirë është që pas një viti të ardhjes së tij si president, na ftoi për të biseduar, dhe se më mirë do të ishte që takimi të ishte sa më pak protokollar, dhe më shumë si takim pune, për shkak se Maqedonia është vend që po ballafaqohet me probleme serioz si në planin e brendshëm ashtu edhe në ate të jashtëm”, ka theksuar Cërvenkovski, duke paralajmëruar mesazhet e ndihmës-sekretarit amerikan Filip Gordon për zgjidhjen e kontestit të emrit. I pyetur për mundësinë e referendumit për emrin, Cërvenkovski ka nënvizuar se nuk ka logjikë që të mbahet referendum i tillë, për të cilin Qeveria dëshiron që të jetë i dështuar, dhe nëse sipas tij, krijohet një atmosferë e tillë për referendum, atëherë LSDM nuk do të marrë pjesë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *