Home / Sport / Të gjithë në Tetovë, për të festuar me Shkëndijën

Të gjithë në Tetovë, për të festuar me Shkëndijën

“Sigurisht që jemi të lumtur dhe për momentin duam të mendojmë vetëm për festë. Gjithë problemet i takojnë të kaluarës, ndërsa ne kemi hapur një faqe të re, me shpresë se do të jetë shumë më e suksesshme se deri tani…Bëj apel që tifozët sa në numër më të madh të vijnë në stadium, me qëllim që të gjithë së bashku të festojmë rrikthimin në Ligën e Parë…”, – tha mes tjerash drejtori sportiv i Shkëndijës, Besir Shaqiri.

Të mërkurën zhvillohen ndeshjet e fundit në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë, kur pritet që përfundimisht të zgjidhen të gjithë dilemat e mundshme. Më shumë paqartësi ka rreth asaj se Napredoku, apo Bregallnica do të sigurojnë drejtëpërsëdrejti kualifikimin në Ligën e Parë. Sipas asaj se si qëndrojnë gjërat për momentin duket se Napredoku do tu bashkohet Shkëndijës dhe Skopjes, ndërsa Bregallnica do të luajë në balotazh me Milanon. Këtë e themi nga fakti se duke shikuar duelet që janë në program në javën e fundit, vështirë se ndonjëra prej ekipeve të kreut do të lëshojë rastin të marrë tre pikë. Skopje në fushë të vet përballet me 11 Oktomvrin, Bregallnica pret Novacin, ndërsa Napredoku është mysafir në Strugë ku do përballet me Vllaznimin. Drita luan në fushë të vet me Lokomotivën dhe nga Bogovina paralajmërojnë se me fitore do të përshëndeten nga tifozët e tyre në ndeshjen e fundit kampionale. Paqartësia tjetër është në fund të tabelës. Një skuadër do të largohet nga Liga e Dytë dhe për momentin pozitën e fundit e mban Ohri, ndërsa skuadra që do të renditet e parafundit, në këtë rast Vllazërimi, do të luajë në balotazh për të ruajtur statusin në kategorinë e dytë. Duke shikuar se të dyja këta skuadra vështirë se mund të nxjerin pikë këtë javë, ëhstë më se e qartë se Ohri sezonin e ardhshëm do luajë një rang më poshtë, ndërsa Vllazërimi shpëtimin do ta kërkojë në ndeshje plotësuese më njërin prej kampionëve të Ligave të Treta.
Derisa deri tani folëm për paqartësi, në vazhdim do të folim për diçka që është shumë e qartë… E qartë është se në Tetovë do të festohet. Do të festohet në stadiumin e qytetit, ku Shkëndija përballet me Ohrin, ndërsa do të festohet edhe pas përfundimit të takimit, kur në sheshin e Tetovës, drejtuesit e Shkëndijës organizojnë koncert. Klubi me më shumë tifozë në Maqedoni, më në fund rrikhehet atje ku e ka vendin, në Ligën e Parë, pasi dy vite luajti në kategorinë e dytë të futbollit në Maqedoni. Megjithatë kjo i takon të së kaluarës, ndërsa tani Shkëndija përmes ndeshjes së fundit kampionale, do t’i thotë lamtumirë Ligës së Dytë, duke u lutur “dhashtë Zoti mos të shihemi kurrë”, pasi Shkëndija planifikon të luajë vetëm në elitë. Rimarja e kreut të tabelës, pas zhvillimit të ndeshjeve të parafundit ka nxehur plotësisht atmosferën, pasi tani “kuq e zinjtë” morën edhe një satisfaksion për gjithë atë që bënë gjatë këtij sezoni. Pozita e parë gjithnjë ishte “kuq e zi” dhe pushoi të jetë e tillë, kur në tavolinë Shkëndijës i’u morën 6-të pikë. Por Shkëndija konfirmoi se nuk e ka vendin në Ligën e Dytë, pasi nuk kishte rival të denjë për ta ndalur dhe këtë e konfirmon me faktin së në Ligë të Parë do të inkuadrohet si lider (me minus 6-të pikë). Ndërsa vetëm rikujtojmë se asnjë prej pretendentëve të tjerë për Ligën e Parë, si Skopje, Napredoku dhe Bregallnica këtë sezon nuk arritën të mundin Shkëndijën, ndërsa në Tetovë të trija këto ekipe përjetuan disfata të thella. Tani ka mbetur ndeshja me Ohrin, ku Shkëndija duhet t’i vëndosë vulë suksesit të këtij sezoni dhe padyshim me një fitore të sigurtë të ruajë kryesimin në renditje.
“Sigurisht që jemi të lumtur dhe ne duam të mendojmë vetëm për festë. Gjithë problemet i takojnë të kaluarës, ndërsa ne kemi hapur një faqe të re, me shpresë se do të jetë shumë më e suksesshme se deri tani. Në shesh të Tetovës festë kishte edhe të dielën kur u rrikthyem nga Strumica, ndërsa tifozët tanë konfirmuan edhe një herë se janë më të mirët. Sigurisht që ishte kënaqësi për futbollistët që u pritën si heronj, ndërsa sot duam festa të jetë edhe më e madhe. Bëj apel që tifozët sa në numër më të madh të vijnë në stadium, me qëllim që të gjithë së bashku të festojmë rrikthimin në Ligën e Parë. Ndërsa vetëm të theksoj se edhe pas përfundimit të ndeshjes me Ohrin, festa do të transferohet në sheshin e qytetit, ku pos që do të festojmë, së bashku do të zbavitemi me muzikë”, – tha me një entuziazëm të madh drejtori sportiv i Shkëndijës, Besir Shaqiri.
Të mërkurën rrugët e Tetovës çojnë vetëm në një kahje. Të gjithë në stadiumin e qytetit në Tetovë, për të qenë pjesë e festës “kuq e zi”. Programi pritet të fillojë diku rreth orës 15:30, një orë para startit të takimit Shkëndija – Ohri, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes, festa vazhdon në sheshin e Tetovës.

Dyshet e javës së 26-të:
Shkëndija-Ohri,
Drita-Lokomotiva,
Vllaznimi-Napredoku,
Skopje-11 Oktomvri,
Bregallnica-Novaci,
Cementarnica-Bellasica,
Miravci-Vllazërimi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *