Home / Sport / TETEKSI FITOI KUPËN E MAQEDONISË

TETEKSI FITOI KUPËN E MAQEDONISË

Teteksi mundi 3-2 Rabotniçkin, duke fituar për herë të parë titullin në kuadër të Kupës së Maqedonisë.

Skuadra e Teteksit për herë të parë në historinë e saj e fitoi kupën e Maqedonisë në Futboll. Kështu pas titullit të kampionit të cilin e fitoi Renova edhe trofeu i dytë në këtë sezon udhëtoi për në Tetovë. Teteksi në ndeshjen finale me rezultatin 3:2 e mundi Rabotniçkit. Pas 45 minutave të para të cilat ishin tejet të mërzitshme, në pjesën e dytë ishte Zaharievski i cili në minutën e 47 shënoi nga penaltia. Vetëm 2 minuta më vonë avantazhin në 2:0 e riti Genc Iseni, ndërsa në 3:0 epërsinë e Teteksit e riti Stojanovski në minutën e 73. Skuadra e Rabotniçkit me golat e shënuar nga Gligorov dhe Petkovski vetëm arriti të zbusë disfatën në këtë finale dhe nuk pati forcë të bëjë një kthesë të plotë në rezultat. Me këtë trofe Teteksi, mori të drejtën që në sezonin e ardhshëm të luaj në kualifikimet për Ligën e Evropës.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *